Hëna prapa malit sonte përsëri
po ngrihet dalëngadale e madhështore:
një dritë ledhatare dyke i dhënë çdo vendi.
Natyra e përgjumur në shtrete ergjëndi
po bije dhe ne të dy të unjur në dritore,
dy shpirte, në vetmin e jetës, pran’ e pranë,
rimë e po shëkojmë yjt që an’ e mb’anë
shëndrijnë si gur diamandi pran’ e pranë.
Dy nga dy, ngadalëz, atje në thellësirë,
si ne të dy një natë, atje në fshehtësirë.
Gjithë dy nga dy, në jetë, lindin në errësirë
yjtë dhe shpirtet t’anë. Yjtë. Un’ e ti.
Dhe sonte si çdo natë, dhe sonte përsëri
ne lindëm si ata, ne lindëm pran’ e pranë,
dy frymë në hapësirë, dy zjarre, një dashuri.
Ne lindëm që të shkojmë bashkë me karvanë
të yjve që lundrojnë në detin pa kufi.
(Nga libri “Dritë dhe hije”)
Komentet