Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Francë, ku i ka falënderuar për përkrahjen pas arrestimit.
Haradinaj është takuar me nje grup shqiptarësh në lokal, ku flet për arrestimin e tij dhe beson se do të kthehet së shpejti në Kosovë.
“Unë u kënaqa që ju pashë, ndoshta nuk është boll, por më mirë kështu. Dhe para se me shku, desha t’ju falënderoj. Unë besoj që ka me u krye kjo punë sepse nuk ka kah me shku. Na prift e mbara”- shprehet Haradinaj. Ndërkohë Përkrah kreut të AAK-së, është edhe konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana.
Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze dhe më pas u lirua me kusht nga një gjykatë në Colmar të Francës dhe vendimi përfundimtar pritet të jepet gjatë këtyre ditëve.
Komentet