VOAL – LUBJANË – Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, nga Sllovenia, ka deklaruar se autoritetet sllovene kanë reaguar ndaj një fletë-arresti të Serbisë, i cili daton që nga viti 2006. Ai ka thënë se do ta vazhdojë itinerarin e përcaktuar, për t’u kthyer në Kosovë, pasi të hiqet nga sistemi ky fletë-arrest. “Nuk jam i arrestuar, por po merr kohë pastrimi i listës nga sistemi slloven”, -ka thënë ai.
Haradinaj me humor ka komentuar se gjithë kjo i ka kushtuar me humbje të avionit. Ditëve të fundit lideri i AAK-së, i cili është deputet në Kuvendin e Kosovës ka qëndruar për vizitë në Gjermani, ku është takuar me parlamentarë të këtij shteti.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i tha KosovaPressit se ai vetëm është ndaluar në aeroport deri në shqyrtim të procedurave për një urdhër arresti të Serbisë, i cili daton nga viti 2006.
Haradinaj shprehu mllefin ndaj autoriteteve sllovene duke i krahasuar këto autoritete me ato të Serbisë.
“Në të gjitha aeroportet është pastruar ky fletëarrest, ndërsa vetëm në këtë të Lubjanës jo. Gjatë udhëtimit tim që pata kam kaluar nëpër disa aeroporte dhe në të gjithë është pastruar kjo histori. Po këta janë si ata, vëllezërit e tyre”, i tha KP Haradinaj.
Kreu i AAK-së do të qëndrojnë në aeroportin e Lubjanës edhe për disa orë, deri sa të përfundojnë të gjitha procedurat. Ai, tha se tashmë ka humbur avionin dhe po pret një tjetër avion për t’u kthyer shpejt në Prishtinë.
Komentet