PRISHTINE- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin “Info – Box”, ka theksuar se ata si opozitë po kërkojnë nga miqtë ndërkombëtarë që të ndihmojnë në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Sipas tij, shqiptarët e Kosovës dhe ai në mesin e tyre janë pro amerikan, duke shtuar se “është nder me qenë pro amerikan, për shkak se e kemi një miqësi të veçantë me këtë shtet”.
“Mikut edhe i thuhet kërkesa e besa edhe ankohesh te miku. Njerëzore është me i kërkuar mikut diçka. Po kërkojmë me na ndihmuar me i anuluar dy vendime që i ka marrë i ligu e i keqi në Kosovë – kryeministri dhe zëvendësi i tij. Fajet. Nuk duhet të na vijë mirë që ti themi Amerikës se nuk e duam republika ‘Srbska’ në Kosovë. Nuk duhet të na vijë keq ti i themi Amerikës se nuk e duam Serbinë brenda Kosovës”, ka thënë ai.
Haradinaj ka folur edhe për protestat e opozitës që priten të mbahen me 9 janar, për të cilat ka thënë se pret që do të jenë masive dhe se do t’i bashkëngjiten një numër i madh i qytetarëve, e që sipas tij, kosovarët tashmë e kanë të qartë dëmin e këtyre marrëveshjeve.
Komentet