Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një konferencë për media ka thënë se boshti opozitar AAK dhe NISMA do të vazhdojnë edhe më fuqishëm kundërshtimin e hyrjes së Serbisë në Kosovë dhe kundërshtimin e Demarkacionit.
“Boshti opozitar AAK dhe NISMA është i vendosur në ndaljen e hyrjes së Serbisë në vend dhe në keqqeverisjen.Sa i përket shëmimit të kufirit me Malin e Zi, kam propozuar në tryeze më komisionerin Hahn që kjo të diskutohet në Bruksel. Do të vazhdojmë edhe më fuqishëm Kundërshtimin e hyrjes se Serbisë në Kosovë dhe kundërshtimin e Demarkacionit”, ka thënë Limaj.
Ndërkaq, lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se vendosmëria e tyre për t’i kundërshtuar ato dy marrëveshje ekziston. Sipas tij, protesta e 14 majit ka ngjallur një shpresë të koalicionit të tyre të përbashkët.
“Ne fuqishëm besojnë se e vetmja rrogë për të tejkaluar këto tema janë zgjedhjet e parakohshme. Është moment i rëndësishëm që koalicioni qeverisës më në fund ta pranoj realitetin e situatës”, ka thënë Limaj.
Komentet