Sipas njё teze tё nisur s’dihet se ku, por tё bitisur nga Umberto Eco, ka dy lloje qytetesh: ”qytete superiore” dhe “qytete inferiore”.
Kur shkon nё Paris, pёr shembull, askush nuk tё pyet se si e qysh tё duket qyteti. Se qyteti, dmth, Parisi ёshtё hata e madhe e kjo duket ashiqare. Ky ёshtё “qyteti superior”, ose ”qytet i epёrm”. Parisi s’ka nevojё pёr shumё llafe. Shkon atje, tё ngelet hapur goja nga habia, rrotullon kokёn treqind e gjashtёdhjetё gradё si njё zog i hutuar e kthehesh me bisht ndёr shalё andej nga ke ardhur e mendon se asgjё mё s’do tё hyjё nё sy, qoftё mal a fushё a det vendi ku ti rron e vegjeton.
Pas kёsaj gdhendjeje estetike, bukuritё e tjera tё duken tё dorёs sё dytё. Qytetet e botёs t’i mbushin dhe s’t’i mbushin sytё e ti fillon t’i gjesh vjegёn çdo gjёje si kritik mistrec.
Kёto, sipas Ecos, quhen“qytete inferiore”, ose “tё poshtme”, dmth., provinca.
U. Eco, quan “qytet inferior” edhe Romёn. Kjo ёshtё njё shuplakё e hidhёt pёr byçёn e rёgjuar tё Romёs plakё.
Dhe, ja, ku dola te shtegu i dhive. Se, nёse Roma dikujt i duket provincё, vajmedet si duket kjo Shqipёria dhe bota jonё picirruke. E qё jemi edhe ne provincё e shkuar provincёs, e tregon fakti qё na duhet tё prodhojmё herё pas here “ngjarje tё bujshme” e tё lindim “heronj zgalema” qё tё vёrtetojmё se ekzistojmё.
E thёnё nё mёnyrё mё tё pёrmbajtur, shpeshherё, ne kemi nevojё tё kthehemi, nga “periferi”, nё “qendёr”. Dhe kёtё e bёjmё me zjarr, me pasion, me furi, me zemёrim, me entuziazёm, me simbole, me tifozllёk, partizançe. Po flas pёr shqiptarёt. Pёr ne, dmth., pёr krejt popullin, kthehet nё ngjarje tё bujshme çdo ndeshje ndёrkombёtare ku luan “ndonjёherё” edhe kombёtarja jonё, pavarёsisht se zhdёpemi nё dru, çdo festival ndёrkombёtar kёnge, filmi, apo letёrsie, ku “ndonjёherё” merr pjesё edhe ndonjё kёngё, kёngёtar, apo artist i yni, pavarёsisht rezultateve dhe famёs sё tij. Duket sikur, ne, duam tё bёhemi pjesёmarrёs me çdo kusht, dmth., duam tё marrin pjesё fizikisht nё çdo gёzim e nё çdo hidhёrim tё njeri-tjetrit.
Ngjarja e fundit e bujshme, qё shkundi botёn shqiptare (po gjithё botёn mbarё ama!), ishte pjesёmarrja e Alketёs nё festivalin e Sanremos. UUUUU, ngjarje e madhe! Festё e madhe, pёr disa, festё e vogёl pёr tё tjerё, por gjithsesi, ditё e zakoshme s’ishte.
Dhe u harrua qё mund tё ishte vetёm festё dhe arritje vetjake. Pёr herё tё parё, nё festivalin italian, aq tё dashur pёr shqiptarёt, por aq tё diskutueshёm pёr vetё italianёt, merr pjesё si prezantues njё shqiptar, mё saktё, njё shqiptare. Kёshtu qё s’bёhej fjalё vetёm pёr arritje vetjake pёrderisa pёrmendej nё çdo dy fjalё Shqipёria dhe shqiptarёt, pavarёsisht se shqiptarёt pёr tё shpёnё Alketёn nё festival, s’kishin luajtur as qerpikun e fundit tё syrit tё majtё.
Po kёtё fakt e harroi edhe Alketa teksa fliste me aq epsh pёr veten si prodhim shqiptar dhe vetёm shqiptar.
Nё vetvete, kjo ёshtё ngjarje vёrtetё e madhe, sepse kёto vitet e fundit, Italia, po e trajton Shqipёrinё, jo mё si vasale, por si tё barabartё dhe shqiptarёt si njё popull e jo si njё tribu. Kjo jo vetёm pёr hir tё ca artistёve shqiptarё tё talentuar qё prej kohёsh popullojnё me sukses tevizionet italiane, por, edhe sepse, helbete, aq shumё sa i kemi rёnё ne tamtameve, Italisё, do t’i binte nё vesh e do tё miklohej mё nё fund nga njё popull qё e do me kaq flakё e kaq zjarr.
Alketa, ca ngase ka natyrёn tё tillё, ca nga euforia e zhvirgjёrimit tё Aristonit, sёrish i mёshoi kёsaj dashurie platonike me nota patetike. Fillimisht, jo pak, po dhjetё minuta plot, nga katёr qё i kishin planifikuar, Alketa vuri nё lёvizje trup e shpirt, talent e sharm, pёr tё pёrshkruar “periferinё” nga vinte.
Por, oh, medet! Edhe pas fjalёve tё shumta, kjo “periferia” jonё mbeti “periferi” e s’u bё ndonjёherё “qendёr”. Ajo bёri njё monolog e njё pseudo-dialog me tё zotin e shtёpisё (tё cilit ashiqare iu pre goja fare), tё denjё pёr vitet ’90 kur ne, shqiptarёt kokёpakrehur lёpinim çdo pullё poste qё vinte nga Italia e adhuronim çdo copё qielli e toke qё s’ishte e jona.
Dhe ndoshta, ç’tha Alketa nё atё skenё, funksionon ende, duke menduar qё nё ’90-tёn, italianёt s’dinin as nga binte Shqipёria, ndёrsa nё vitet 2000, ata, ende pyesnin si pa tё keq nёse kishim ballkone apo jo ne nё Shqipёri.
Si gjithmonё, edhe kёtё herё e bёmё partizançe. Gumёzhinin rrjetet sociale, gazetat e televizionet. Gumёzhinin si komshinjtё e pallatit tim. “Na nderoi”, e lavdёronin, “na turpёroi”, e pёrçmonin, “na fёlliqi” e “turp e faqezezё” ca, “, pupu, hapu dhe e futu”, ca tё tjerё.
Alketa, me njё llaf, ua bёri lёkurёn puçkuriza cave e ua ngriti qimet pёrpjetё ca tё tjerёve. Turmat, si gjithmonё, nё kor. “Heroi zgalem”u lind e ne po merremi me tё: herё e adhurojmё, herё e pёrçmojmё.
Kёtё zё qё del nga njё mushkri e vetme, dmth, nga turma qё me çdo kusht dhe nё çdo rast do tё thotё tё sajёn, e analizon edhe psikologjia. Ёshtё njё fenomen i thjeshtё dhe i njohur qё ka tё bёjё me “ndjenjёn e superioritetit” qё e ka çdo individ dhe qё e pёrthyen, e shtrembёron dhe e drejton sipas qejfit. Qejfi, kuptohet qё ёshtё i fshehtё dhe i nёndheshёm.
Kjo “ndjenjё e epёrme”, pёrpiqet tё na mbushё mendjen se diçka nga lart po na ndriçon e na jep tё drejtёn tё gjykojmё gjithçka e gjithkёnd, pa na lёnё tё pёrlyhemi me pluhurin, me tokёn, me llumin. Dhe kёshtu pёrligjet pёrçmimi.
Ёshtё njёsoj sikur brenda nesh tё ketё zёnё rrёnjё e pezhishka Mbreti Diell (term qё s’e kam shpikur unё, kuptohet) dhe ashtu, tёrё salltanet, i veshur me pupla e i mbuluar me ar, ky mbret, shikon nga lart poshtё, me pёrçmim, vulgun dhe gjithçka ka tё bёjё me tё.
Bukur shumё! Dhe ja seç mё thotё edhe mua nja dy fjalё kjo Mbretёresha Diell qё fle brenda meje:
Lexoj shtypin italian qё tregohet entuziast dhe i thur lavde shqiptarkёs time dhe ca ndjenja periferie mё pushtojnё edhe mua. Zemra mё gufon kur shoh se jo njё, po dy vajza shqiptare, njёra mё e bukur se tjetra, njёra mё e zonja se tjetra, mbushin ekranin. Alketa dhe Dua Lipa mё kujtojnё se ёshtё jo vetёm era e shqiptarёve, por edhe era e gjinisё femёrore. Dhe kjo ёshtё festё mё vete.
Mё vonё, kthjellohem. E kujtohem se diçka i mungoi Alketёs sonё, diçka mё bezdisi tek ajo. Ajo ishte tepёr, mё shumё seç duhej, kёrciste. Alketёs, i mungoi sqima. I mungoi “masa” ose “e mesmja e artё” qё ёshtё idealja, sipas grekёve tё lashtё. Ose bon toni, siç do zoti u ka shkuar nё mendje tё rafinuarёve tё sotёm qё kanё shpikur e shkruar normat e mirёsjelljes.
Ime mё, s’mё linte tё haja rehat e mё niste ca bёrryla e ca pickime qё ende mё djegin, teksa mё thoshte: “mos fol kur mbllaçitesh”. Ja, pra, Alketa mё la shijen e njё njeriu qё fliste duke u mbllaçitur. Nuk diti tё mbante vendin e vet, nuk i la radhё a fjalё tjetёrkujt, nuk dёgjoi a pyeti kёnd. Dmth, nusёroi ajo pa qenё nusja e vёrtetё.
Dhe ai fustani rozё, shuuumё rozё, mё tepёr se ç’duhej dhe ato bizhutё prej gruaje sheiku, sikur nuk shkonin shumё me atё “historinё” modeste tё vendit tё saj modest.
Po e mbyll me njё tjetёr mungesё akoma mё tё rёndёsishme: atё tё sqimёs intelektuale, ose modestisё. Kush e di se di, nuk ka nevojё ta thotё, por e lё qё ta nёnkuptojnё. Gazetarёt, publiku dhe ne, duhet ta zbulonim vetё qё Alketa ishte e para nё tё gjitha dhe jo tё na e thoshte ajo.
Dhe ne do ta zbulonim me kёnaqёsinё mё tё madhe, nёse do tё na linte kohё, ndёrkohё qё na rrokanisi kokёn edhe me atё kёngёn qё kёndoi, stonaturё e gjallё nga fillimi deri nё fund. (Sepse, sipas saj, ajo ёshtё edhe kёngёtare!!). Si guxoi nё mes atyre profesionistёve tё vёrtetё?! Njё zot e di!
Unё di vetёm qё kuptova njё gjё: qё Alketa nuk ёshtё gjithkund e para. Dhe kjo mё jep shpresё se edhe ajo ёshtё njerёzore, pavarёsisht delirit tё saj tё madhёshtisё. Nё fund tё fundit, askush nuk e cyti tё futet nё garё.
Gjithsesi, a duhet tё krenohemi ne me Alketёn? Po pse jo?! Nёse ne krenohemi edhe me shqiponjat qё, pavarёsisht nga ne, fluturojnё la’ e mё la’ e thurim vargje e kёngё pёr to dhe bijtё e shqipes sa tё na dojё e kur tё na dojё qejfi, duhet tё krenohemi edhe me alketat qё me guximin e tё marrёve marrin pёrsipёr tё thyejnё tabutё e steriotipeve, qё janё ende aq tё shumtё nёpёr kёto rrethinat tona.
*****
Autorja jeton në Romë.
E cuditeshme!!! Te njejten ndjesi kam ndier ne momentin e daljes se gjinkalles Vejsiu. Siklet i madh nga lehtesia zhuzhuritese e gjinkalles dhe aspak kenaqesi
Parole, parole, parole
Gabime, gabime, gabime
Nje provinciale grafomane qe qorton provincialen logorroike ne faqe gazetash e blogjesh provinciale.
Romo gjate i ke rene kete here..hajde se na ka marr malli..dhee me mire ca Alketa se ca..e ca.
Alketa su ftua si shqiptare po si Alketa Vejsiu. Le ta pranojme kete. Audienca ka telekomande fakti qe se perdorem do te thote hapu susam…
Laureta eshte e vertet se Alketa nuk u ftua si Shqiptare, por ajo u krenua se eshte Shqiptare. Sanremo nuk eshte me ngjarje festivali sikur ishte dikur dhe ne disa vite vazhdimi,tash le pershtypjen e nje ,,gumzhine” bukurie defilimi -bisnesi te llojt Italian ,prandej as Alketa nuk ishte ndryshe pervec nje defiluese qe shiste ,,bukuri artificiale” para audiences dhe ??? . Rastet-momentet sjellin shpesh realizimin e Endrrave – ndodhta kete e ka menduar edhe Alketa pse jo!!!
Me pelqen toni hokatar i shkrimit, pa çka se Alketa arriti ate qe deshironte. Qellimi justifikon mjetet e ajo ja arriti qellimit. Paçim sa me shume “provinciale” te tilla qe bejne te flitet sadopak per Shqiperine ne skena te rendesishme nderkombetare. Nuk pajtohem me ata qe shkruajne me xhelozi e zili apo me fjale fyese per Alketen. Te shkruash me zili apo xhelozi per suksesin e tjetrit, thjesht tregon falimentimin tend ne jete.