Është njëra prej këngëve më të dashura e më të famshme, e kënduar në ndeja të panumërta njësoj si për foshnjat ashtu edhe për tetëvjeçarë. “Happy Birthday to You”, ani pse këndohet anekënd botës, në fakt konsiderohet pronë private.
Një grup i artistëve të pavarur, nëpërmjet një padie, po mundohet që ta ndryshojë këtë. Avokatët kanë thënë se kanë gjetur prova se dokumenti i vitit 1935, i përfshirë në një libër këngësh, nuk është valid. Nëse kënga bëhet pronë publike, humbja e licencës do t’i kushtojë miliona dollarë “Warner Music Group”, kompani e cila njëherësh mban të drejtat autoriale.
Kjo do të ishte fitore edhe për ata që “Happy Birthday…” e shohin si një problem emblematik me të drejtën e autorit. Kjo këngë e cila ka mbijetuar për një kohë të gjatë është bërë pjesë e festimeve të ndryshme dhe ende është në pronësi të një korporate e cila kërkon tarifa për shfrytëzimin e saj.
“Është një prej këngëve që e ke dëgjuar për aq sa e mban veten në mend dhe disi e konsideron si këngë popullore”, ka thënë Robert Brauneis, profesor në “George Washington University Law School”, i cili në vitin 2010 publikoi një studim skeptik për të drejtën autoriale të “Happy Birthday to You”.
Rasti gjithashtu thekson rëndësinë e pretendimeve të të drejtave të autorit për bizneset e medieve siç janë industritë e muzikës ku pyetja se kujt i takojnë të ato, mund të kushtojnë me miliona dollarë. Për ligjet rigoroze për të drejtat e autorit, avokatët thonë se ata mbrojnë edhe muzikantët, si dhe kompanitë që i përfaqësojnë ata. Megjithatë, interpretimi i tyre mund ta tronditë industrinë; kjo ishte çështja që u ngrit në mars, kur juria zbuloi se kënga e Robin Thicke “Blurred Lines”, është kopje e “Got to Give It Up”, hitit të Marvin Gaye të vitit 1977.
Një pjesë e mosmarrëveshjeve në lidhje me “Happy Birthday”, rrjedh nga historia e moçme botuese e këngës. Melodia e njohur e kësaj kënge ishte botuar për herë të parë në vitin 1893 si “Good Morning”, e shkruar nga Milderd Hill dhe motra e tij Patty,e cila ishte edukatore në Kentucky. Variacionet për ditëlindje nisën të përdoren në fillim të viteve ‘90, dhe shumë shpejt “Happy…” ishte një fenomen të cilin e dëgjonim në filma dhe në mijëra telegrame me zë në vitet ’30. Paraqitja e këngës në shoun e Irvung Berlin “As Thousands Cheer” në vitin 1933 e çoi çështjen deri në gjyq dhe në vitin 1935 e drejta e autorit u regjistrua nga “Clayton F. Summy Company”, botuesi i motrës së Hillit. Të drejtat për këngën ndryshuan me vite e më 1988 “Warner” i bleu të drejtat nga “Birchtree Ltd”, si pjesë e marrëveshjes për publikim e cila në atë kohë i kushtoi 25 milionë dollarë. Sipas disa vlerësimeve, tani kënga gjeneron rreth 2 milionë dollarë nga licenca e shumica e të hyrave janë nga përdorimi i këngës në televizione. Derisa kënga performohet në mbledhitë private, statuti i së drejtës autoriale të saj çon më shumë peshë rregullimin e çështjes për përdorim në publik. Restorantet “Chain” shumë shpesh lëshojnë këngë të tyre në mënyrë që të mos kenë nevojë të paguajnë kamata.
Jennifer Nelson e cila po bën një dokumentar në lidhje me këngën dhe me akuzën e parë kundër “Warner” para dy vitesh, ka thënë se kompania ka kërkuar nga ajo 1 mijë e 500 dollarë që ta përdorë këngën. Për çështjen, së cilës i janë bashkuar artistë të shumtë dhe po kërkojnë ndryshimin e statusit të saj, së shpejti do të mbahet seanca e parë në gjykatë në Los Angeles. Paditësit duan që kënga të bëhet pjesë e shërbimit publik.
“Klientët tanë duan që ‘Happy Birthday to You’ t’i kthehet publikut”, ka thënë Mark C. Rifkin, avokati i cili mbron të drejtat e paditësve.
“Warner”, ka kundërshtuar që të komentojë këtë por konsideron se e drejta që kanë është valide. Kënga po ashtu gjeneron me qindra mijëra euro çdo vit për organizatën jofitimprurëse “Association for Childhood Education International”, megjithëse “Happy Birthday to You” për shumë kohë ka qenë target për ata që rregullojnë të drejtën e autorit. Falë një shtese të bërë nga “Sonny Bono Copyright Term Extension Act” në vitin 1998, kënga mbetet e mbrojtur deri në vitin 2030.
Javën e kaluar janë gjetur prova që i kanë quajtur “dëshmi proverbiale”: një libër këngësh i vitit 1922, i cili përmban “Good Morning and Birthday Song”, bashkë me tekstin për ditëlindjen në vargun e tretë. Derisa këngët e tjera në libër janë dhënë me njoftimin për të drejtën autoriale, “Good Morning and Birthday Song” thuhet se përdoret vetëm me leje të veçanta. Në ligjet e asaj kohe, një publikim i autorizuar pa njoftimet e duhura për të drejtat e autorit do të mund të çonte në konfiskimin e së drejtës autoriale. Për më tepër, në ligjin e vitit 1998, çdo gjë e botuar para vitit 1923 konsiderohej si pjesë për shfrytëzimin publik.
Për “Warner”, derisa versionet e hershme të këngës së datëlindjes janë publikuar, ata nuk kanë qenë të autorizuara. Po ashtu asnjë e drejtë autoriale nuk e ka mbrojtur këngën deri në vitin 1935 kur ajo u regjistrua, kështu që në vitin 1922 nuk kishte një të drejtë autoriale valide. Të dyja palët kanë kërkuar raport përmbledhës nga gjykata dhe gjykatësi George H. King i Gjykatës të Distriktit të Los Angelesit pritet që shumë shpejt ta bëjë një gjë të tillë. King mund të refuzojë të dyja palët dhe të ndalojë gjyqin – të nisë një procedurë të çuditshme në të cilën të gjithë dëshmitarët më nuk merren parasysh. Paditësit kishin përfshirë edhe një dokument ku kanë treguar se si kanë gjetur dëshmi për librin e këngëve. Ajo nisi me imazhe të skanuara nga edicioni i “Warner” i vitit 1927 të librit të njëjtë, por me lejen kryesore të publikuesit. Avokatët, teksa bënë kërkime të kopjeve të paditësve, gjetën një libër në Universitetin e Pitsburgut. Po ashtu është gjetur një edicion i vitit 1922. Në serinë e e-mailave rreth edicionit të vitit 1927, bibliotekistja e Universitetin Pittsburghut, Rifkin, ka shkruar se libri i këngëve është gjetur në depon e universitetit. “Ja ku jemi”, kishte shkruar ajo, “Sigurisht e drejta autoriale nuk ka bërë që kjo këngë të jetojë kaq gjatë”.
Ben Sisario, New York Times
Komentet