Barometri diplomatik
*** Hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicën e Kosovës, do të ishte përgjigjja direkte ligjore, kushtetuese, e bazuar në dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkura dhe të rregullave e parimeve të së drejtës ndërkombëtare kundër përzierjes së Serbisë në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008 – gusht 2024).
Ndaj, nëse partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë (Kuinti) dëshirojnë që t’i ruajnë dhe t’i avancojnë investimet dhe vlerat e ndërtuara në Kosovën multietnike dhe pluraliste për të jetësuar perspektivën zhvillimore dhe demokratike për të gjithë shtetasit e saj, atëherë, do të duhej, që ta mbështetnin kërkesën zyrtare të Qeverisë së Albin Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.
S’ka dilemë se mbyllja e kësaj Ure, do të zvogëlonte gjasët e konfrontimit të drejtpërdrejtë ndërtnik (serbo- shqiptar), si dhe rebelizmin kontrabandit të forcave ilegale policore dhe paramilitare serbe të mbështetura dhe të ”dirigjuara” nga Beogradi zyrtar, me qëllim të provokimit të konfliktit të armatosur në Kosovë.
Më së shumëti, hapja e Urës së Ibrit, do t’i favorizonte qyetarët e minoritetit serb, sepse do të viheshin drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe sigurinë ligjore dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, duke i realizuar të të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre në të gjitha fushat e jetës shoqërore., sociale, ligjore, zhvillimore, ekonomike, materiale dhe të mirëqenies.
Ndërkaq, derisa “Ura e Ibrti” të jetë e mbyllur, kjo de fakto dhe de jure simbolizon ndarjen (copëtimin) e këtij qyeteti multietnik nga tërësia territoriale dhe shtetërore e tij.
-Mbyllja e mëtejme e kësaj “Ure”, pa dyshim se i konvenon politikës hegjemoniste , militariste dhe kolonialiste zyrtare të Beogradit zyrtar, duke u përzier në çështje të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, me qëllim që të realizojë Projektin gjeopolitiko-strategjik imperialist të gllabërimit të Kosovës së Shqpërisë Etnike.
Pra, moslejimi i hapjes së “Urës së Ibrit” është shembull sui generis i vazhdimit të ndërhyrjes së flagrante të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës, duke përfituar nga Dialogu i dështuar të Brukskelit të Lajçakut dhe të Borelit (2011-2024)
Sa më sipër, përkrahja e vendeve të Kuintit Albin Kurtit për hapjen e “Urës së Ibrit” të Mitrovicës, do të ishte përgjigjja racionale dhe e ligjshme përzierjes së Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës.
Kjo mbështetje e vendeve të Kuintit është në përputhje të plotë me misionin e tyre paqësor në mbrojtjen dhe në sigurinë e vlerave multietnike dhe pluraliste të sistemit demokratik parlamentar në Kosovë.
Gjithashtu, dakordimi i Kuintit me propozimin e kryeministtrit Albin Kurti, që menjëherë të hapet “Ura e Ibrit” në Mitrovicë, është në frymën e Deklaratës për ndalimin e Përzierjes në Çështje të Brendshme të Shteteve (mbrojtja e rendit, e sigurisë, e pavarësisë dhe e sovranitetit të tyre…etj.) Rezoluta 2131(XX)/2112/1965).