Lajmi për dhënien e mandatit Entit Federal për Sigurime Shoqërore nga ana Departamenti i Punëve të mbrendshme të Qeverisë feserale të Zvicrës për fillimin e negociatave, publikuar më 16 nëntor 2016, me qëllim të arritjes së marrëveshjes ndërshtetërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës në rrafshin e Sigurisë Shoqërore edhepse i vonuar është një vendim i arsyeshëm, i mirëpritur dhe i mirëseardhur.
Ky lajm paraqet një shkëndijë në fund të një tuneli mbi gjashtë vjeçar të diskriminimit të shtetasve nga Kosova, të cilët kishin mbetur pa përfitimin e pensioneve dhe përfitimeve tjera nga sigurimet shoqërore, megjithë kontributit të tyre për disa decenie me radhë në zhvillimin ekonomik dhe shoqërore të Zvicrën dhe pagimit të rregullt kontribute të detyrueshme në skemën e sigurmieve shoqërore në Zvicër.
Falë angazhimit të gjatë e të palodhshëm e të vazhdueshëm të përfaqësuesve të Sindikatës Unia, të ekspertëve të fushës, si dhe të përfaqësuesve politik dhe atyre të shoqërisë civile mund të thuhet se ky lajm paraqet një gurëthemel për arritjen e marrëveshjes të qëndrueshme të Sigurisë Shoqërore në mes të Kosovës dhe Zvicrës duke i kthyer dinjitetin shtetasve nga Kosova.
Kohëzgjatja e negociatave nuk mund të parashikohet dhe ajo varet nga disa faktorë, ndërsa pas arritjes së marrëveshjes, sipas komunikatës për media të Entit Federal për Sigurime Shoqërore pas arritjes së marrëveshjes llogariten edhe dy deri tri vite që ajo të ratifikohet nga parlamenteti i Zvicrës dhe Kosovës dhe pastaj të hyn në fuqi.
Kthimi i kontributeve
Shtetasit nga Kosova të cilët kanë punuar në Zvicër dhe për arsye të ndryshme janë kthyer në Kosovë si dhe ata të cilët kanë vendosur të kthehen në Kosovë pas invaliditetit apo arritjes së moshës së rregullt të pensionit, në mungesë marrëveshjes ndërshtetërore të Sigurisë Shoqërore, mund të kërkojnë kthimin e kontributeve në shumën 8.4% (4.2% punëmarrësi dhe 4.2% punëdhënësi) nga të ardhurat bruto të realizuara gjatë viteve të punë në Zvicër.
Sipas Nenit 7 të rregullores për kthimin e kontributeve nga sigurimi i pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV) për shtetasit e huaj (në mungesë të marrëveshjes ndërshtetërore) kthimi i kontributeve është i mundshëm më së voni deri pasë vite pas arritjes së moshës së rregullt të pensionimit e që është 65 për meshkujt dhe 64 për femrat. Duke marrë parasyshë se mosha e pensionimit të rregullt për femra është mosha 64 vjeçare e për meshkujt mosha 65 vjeçare, i bie se tërheqja e kontributeve është e mundshme deri në moshën 69 vjeçare për femrat dhe deri në moshën 70 vjeçare për meshkujt.
Mirëpo deri sa negociatat për marrëveshje të re tanimë pritet të nisen, e duke marrë parasyshë se me arritjen e marrëveshjes dhe hyrjes së saj në fuqi do të ketë mundësi për eksportimitn e përfitimeve (pensioneve) edhe në Kosovë është e udhës që ata që nuk kanë marrë kontributet të presin deri në hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, në rast se nuk ndodhen larg nga moaha e parashkrimit të tyre.
Do të ishte e udhës që kthimi i kontributeve nga arka kompensuese në Gjenevë të ndërpritet për këtë kategori të personave dhe që palët qysh në takimin e parë të bien dakord për hapat e përkohshëm (marrëveshje kalimtare) deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërshtetërore për Sigurinë Shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Si dhe të inforomohen shtetasit e Kosovës me vendbanim në Kosovë, të cilët kanë punuar në Zvicër dhe tani jetojnë në Kosovë, shtetasit e Kosovës të cilët janë duke punuar në Zvicër dhe janë të prekur dhe mund të preken, apo të gjithë shtetasit e Kosovës për mundësitë e tyre në fazën kalimtare që mos të përsëriten veprimet e deritashme të gabuara në mungesë të informacionit të duhur.
Marrëveshja ndërshtetërore si urë ndërlidhëse
Hapja e negociatave për marrëveshje të re, paraqet pa dyshim gurëthemelin e ndërtimit të një ure ndërshtetërore në rrafshin e Sigurisë Shoqërore, si për shtetasit e Kosovës ashtu edhe për popullin Zviceran. Duke marrë parasyshë periudhën mbi gjashtëvjeçare të mungesës së marrëveshjes dhe pasojave që ka sjellë mungesa e saj, mund të thuhet se veprim i i qeverisë Zvicerane konsiderohet si një reflektim i arsyes për trajtimin e barabart të shtetasve të Kosovës në rrafshin e Sigurisë Shoqërore. Ura ndërlidhëse në mes të dy shteteve në rrafshin e Sigurisë Shoqërore mund të jetë e suksesshme vetëm nëse merren parasyshë kërkesat e arsyeshme të palëve dhe të ndërtohet në baza të qëndrueshmërisë afatëgjate, duke marrë parasysh edhe zbatimin e saj në praktikë. Shpresojmë se me arritjen e marrëveshjes dhe jetësimin e saj në praktikë, do të mirret një mëism se, jetëgjatësia e marrëveshjeve ndërshtetërore varet nga zbatimi i saj në praktikë.
Njoftimi për nisjen negociatave paraqet themelin e urës ndërlidhëse në rrafshin e Sigurisë Shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës, themel ky që i kthen dinjitetin shtetasve të Kosovës. Njëkohësisht kjo duhet të shërbejë edhe si model për arritjen marrëveshje tjera ndërshtetësore me shtetet tjera, ku jetojnë e veprojnë shtetasit nga Kosova.
Ruzhdi Ibrahimi
ekspert i diplomuar i Sigurimeve Shoqërore në Zvicër
Komentet