Në Tiranë, studiues dhe studentë të letërsisë nderuan figurën dhe veprën e Martin Camajt me rastin e 25 vjetorit të ndarjes nga kjo botë.
Shtëpia botuese Onufri botoi veprën e plotë të shkrimtarit dhe gjuhëtarit Camaj, i cili la pas një vepër të gjerë e cilësore, por për paradoks, ai ende njihet pak në Shqipëri.
Shtëpia botuese Onufri dhe Universiteti i Mynihut Ludvig Maksimilian organizuan në Tiranë një takim letrar kushtuar shkrimtarit dhe studiuesit të njohur shqiptar Martin Camaj.
Në këtë mbrëmje letrare morën pjesë botues dhe studiues nga Shqipëria, Kosova, Italia, Gjermania.
Vepra e plotë e tij u botua me rastin e 25 vjetorit të vdekjes, ndërsa kolegë e studiues të shumtë nga disa shtete vlerësuan krijimtarinë e tij shkencore në gjuhësi dhe atë letrare në poezi e prozë.
Si drejtues i katedrës së albanologjisë në Universitetin Maximilian të Mynihut, profesor Martin Camaj la pas një vepër të gjerë shkencore mjaft të vlefshme për gjuhësinë shqiptare.
Ai shkroi po ashtu vëllime me poezi dhe proza, të cilat tani po i kthehen lexuesit shqiptar falë redaktimeve profesionale të disa kolegëve, ish-studentëve dhe miqve të tij.
Studjuesi dhe përkthyesi Hans-Joachim Lanksch në këtë takim tha midis të tjerave se “Martin Camaj ishte i mirë si buka. Ai ishte një mrekulli, por vepra e Martin Camajt nuk njihet mirë në Shqipëri, kjo gjë më trishton bile më shokon.”
I nderuem Prof. Lanksch!
Ju lutem mos u shqetsoni, Shqiptareve u duhen edhe 50 vjete te tjera me kuptue se ne cfare humneret i kane zhyte aventurieret e realizmit socialist.
Ju falemnderes per punen e palodhun dhe kujdesin Tuej.
Një Antologji tjetër Koniciane, e madhe dhe tërheqëse si një risi, me vlera dhe rëndësi të veçantë, “Për një Shqipëri Europiane”, e përgatitur me kulturë nga studiuesi i mirënjohur, F . . .
“Duumvirati i një stine që shkoi”
(ese)
PIRRO LOLI është,njëherësh,shkrimtar, eseist dhe poet. Në të tria fushat e krijimtarisë, pa menduar se e”përkëdhel”,është i një”sëre” të lartë, Ë . . .
Libri “Verë me diell të djegur” një kambanë paralajmëruese në cilësinë e vargut poetik.
Laureta Rexha :“ Verë me diell të djegur,” poezi, 2024, botoi ”Logos. A” Shkup.
Para disa ditësh . . .
Një libër i shkruar në gjermanishten e vjetër në vitin 1774 mbi gjuhën shqipe dhe vllehët (trakët), sjellë në shqip nga Albert dhe Frida Gjoka, i shoqëruar me një vështrim kritik nga Pr . . .
Të gjithë yjet shqiptarë me famë kombëtare dhe ndërkombëtare janë fokusuar përpara kamerës të mjeshtrit të famshëm Fadil Berisha, të cilit yjet shqiptare ia kremtuan ditëlindjen me një . . .
Shqiponjat e Tërbaçit në Odën e Grave të Muzeun Etnografik
Shqiponjat e Tërbaçit u mirëpritën me bujari në mjediset e Muzeut Etnografik Vlorë, të dielën e 30 Marsit 2025 (gjatë xhirim . . .
Një ditë të diele, fillim nëntori të vitit 1996, kur Rozi, bashkëshortja ime, u kthye nga shtëpia e prindërve të saj, më thotë me shaka se “të kërkon vjehrri, kushedi se çfarë . . .
Kateřina Pincová Muzikologe e kompozitore publicistka Prage, shkroi ne 21 03. 2015 per sonata 15 Deti te Aleksander Peçi ne KLASIK PLUS
“……….Pas pushimit erdhi radha për pianon solo. Zg . . .
Pas një pune të gjatë studimore, shkencore, këmbëngulëse arrita të realizoj ENCIKLOPEDINË E FILMIT SHQIPTAR, që përmbledh gjithë aktivitetin kinematografik (1904-2022). Në datën 2 . . .
Gjergj Vlashi “Nderi i Kombit”
Para disa javesh, bisedova me Florian Vlashi per te krijuar Fondacionin “Gjergj Vlashi”, i cili do te ndaje cdo vit cmimet nderkombetare per arti . . .
“E kaluara si strehë: Gjinia, migrimi dhe ideologjia te shqiptarët e Kosovës” i antropologes amerikane Janet Reineck është promovuar në Prishtinë. Disertacioni i saj paraqet një studi . . .
Një miku im i mrekullueshëm i kulturës gjirokastrite, i palodhshmi Stefan Arseni ka vite e vite që më flet me aq pasion dhe admirim për të vërtetin Mjeshtër të Madh, Naxhi Kasoruho – . . .
I nderuem Prof. Lanksch!
Ju lutem mos u shqetsoni, Shqiptareve u duhen edhe 50 vjete te tjera me kuptue se ne cfare humneret i kane zhyte aventurieret e realizmit socialist.
Ju falemnderes per punen e palodhun dhe kujdesin Tuej.