Hani mori vendim ta varte në litar djaloshin. E thirri pranë, por shi në atë çast, ia arriti një kalorës i pluhrosur dhe e njoftoi se armiku kishte kaluar kufirin e mbretërisë dhe po shkretonte fshatrat në ato anë.
Kështu hani nuk mundi të vinte në jetë çfarë kishte vendosur.
Shkruajti një letër me nxitim dhe e urdhëroi t’ia dorëzonte vezirit të urtë dhe u nis për në luftë.
Djali mori letrën, kaloi nëpër bahçenë e lulëzuar të hanit, u shtri në bar, ndën një pemë dhe e zuri gjumi.
Por në bahçe në atë orë çupa e hanit po shetiste me shoqet e veta.
Njëra rej tyre e pa tek flinte dhe i bëri zë vajzës së hanit. Vasha u mahnit nga bukuria e pazakontë e djaloshit dhe na ra në dashuri. U ul më gjunjë dhe e puthi. Në duar pikasi një letër. Bukuroshja e hapi dhe pa urdhërin: “Të varet menjëherë!”
E zhduku letrën dhe në vend të saj shkruajti një tjetër: ” Paraqitësi i kësaj letre dua të bëhet dhëndëri im. Urdhëroj ta kurorëzoni me bijën time me një gosti të madhe.”
E futi vajza e hanit letrën në xhepin e djalit dhe pastaj shkoi e kënaqur me shoqet në pallat.
Djaloshi me t’u zgjuar ia dorëzoi urdhërin vezirit të urtë.
Në vend të trekëmbëshit me litarin lidhur lak, ai u gjend mes një gostie madhështore dhe kështu u bë dhëndër me nuse nga oborri i hanit, e vetmja çupë e tij.
*
* *
Tre vjet qendroi larg Hani, në luftë me armiqtë. Kurse nusja, vajza e tij vetme, në këto kohë na lindi dy djem.
Në vitin e katërt mbërriti lajmi se hani po kthehej me fitore.
U shqetësua e bija e hanit dhe i thotë të shoqit:
-Babai i im është njeri i rreptë. Por do të zbutet kur të shoh dy nipërit e vet. Eja marrim fëmijët tanë dhe i dalim përpara ta presim. Dhe kështu u bë. Morën vogëlushtët dhe dolën të takojnë hanin
ngadhnjimtar.
Por ai nuk desh t’i shihte me sy as ata, as dy nipat.
U zemërua shumë ndaj së bijës, që me kokën e saj na ishte martuar me një njeri që nuk ishte nga sëra e vet.
Hani urdhëroi :
-Heret në mëngjez, porsa të hapet furra e bukës njerriun e parë, që do të shfaqet aty ta hidhni në zjarr.
Veziri pa vonesë u dha furtarëve udhërin. Natën hani thirri të shoqin e vajzës dhe i tha:
-Shko para mëngjezit te furra e bukës , prit sa të hapet dera dhe hyr i pari. Vështro si punojnë furtarët dhe si plotësojnë porositë e mia. Vete dhëndëri për të kryer ato ç’ka i tha vjehri sundimtar. Kaloj nëpër bahçe dhe dëgjoi ligjërimin e bilbilt.
3
Aq bukur këndonte zogu, sa që dhëndëri I hanit e humbi, u ul posht një peme dhe harroi se ku duhej të shkonte.
Hani pati një dëshirë të zjarrtë , të shihte me sytë e vet, sesi do të digjej i biri i peshkatarit. Ndaj u nis për te furra e bukës. Porsa kaloi pragun e kapën furrëtarët dhe hodhën në zjarr.
Djaloshi pasi dëgjoi blbilat iu kujtua porosia dhe vrapoi për te furra.
U thotë furrëtarëve:
-Jam i dërguar të marrë vesh se si kryen porositë e hanit .
– Urdhëri i tij është plotësuar pikë për pikë. Njeriu i parë që u paraqit tani është bërë hi.
Në mëngjez oborrtarët kërkuan hanin. Morën vesh se ai, nuk dihet përse qe përvëluar nga zjarri në furrë.
U mblodh atëhere populli për të zgjedhur hanin e ri.
Doli në shesh veziri i urtë dhe thirri:
-Njeriu më i mençur dhe më i ndershëm ndërmjei nesh është dhëndëri i të ndjerit han. Ai meriton të jetë sundimtari ynë.
Dhe populli me gëzim zgjodhi djalin nga gjiri i vet, për han.