Voal – Konsumi i arrave dhe llojeve tjera të bajameve është vërtetuar se ka efekte pozitive shëndetësore, por, përfundimi në të cilin arritën studiuesit e Universitetit të Navarras (Spanjë) është me të vërtetë tërheqëse dhe shumë interesante.
Studimi në fjalë u publikua në revistën Nutrition në vitin 2014 dhe nxiti shumë kundërthënie.
Hulumtuesit mblodhën të dhëna për pesë vite rresht mbi konsumin e bajameve tek 17 184 pjesëmarrës, të cilët dy herë në vit iu përgjigjën një pyetësori përmes internetit (online) në lidhje me sasinë e konsumit të bajameve. Sasia e konsumuar e bajameve u analizua si sasi ditore e konsumit dhe sasi javore e konsumit.
Rezultatet treguan se individët, të cilët konsumuan bajame të paktën dy herë në javë, kishin 56% më pakë gjasa të vdekshmërisë nga çfarëdolloj shkaku, sesa ata të cilët konsumuan bajame fare pak ose kurrë.
Autorët erdhën në përfundimin se konsumi i bajameve është i lidhur zvoglimin e mundësive për të vdekur më herët nga çfarëdolloj shkaku.
A është kjo e vërtetë apo vetëm një rastësi, mbetet të shihet në 5 vitet në vijim.
Komentet