Hamburg: Galeria Mytoro hap sezonin vjeshtor 2016 me një ekspozitë të fotografisë artistike me autorë shqiptarë
Voal – Voal.ch shkruan se Galeria Mytoro në Hamburg hap sezonin vjeshtor të vitit 2016 me një ekspozitë të fotografisë artistike me autorë shqiptarë, titulli i ekspozitës është një vazhdimësi e ciklit të filluar në vitin 2013 me titull „the beautifull travellers“ të filluar me Alban Muja, Nora Lumi dhe Driton Hajredini dhe duke vazhduar edicionin e radhës me Arbnore Lumi( Kanada ), Arton Humolli ( Kosovë), Burim Myftiu ( USA), Dash Izairi ( Gjermani ), Flutra Aliu ( Luginë), Shkurta Bogujevci ( Kosovë) dhe Xheni Cuni ( Gjermani ).
Galeria është e nderuar me prezentimin e këtyre artistëve në këtë formë dhe në këtë përrmbajtje duke pasur kështu një zgjedhje të bollshme të veprave të krijuara kohën e fundit nga artistët, përzgjedhja ishte mjaftë e vështirë duke pasur parasyshë kualitetin dhe vëllimin e punëve artistike , andaj u përzgjedhën nga sejcili artist tre punimë të cilat do të shtypen në pllaka alumini në formate të njejta.
Kolozioni i veprave në kët ekspozitë është i bazuar në konceptin e TBT – së, duke quajtur kështu krijuesit shqiptarë si udhëtarë të bukur dhe si udhëtarë të të bukurës, që në fakt është një përgjigjje e fushatave antishqiptare e viteve të nëntëdhjeta dhe fillim vitet e dymita që u propagandonin në mediat e ndryshme evropiane, mbase duke parë ngjarjet e vitetve të fundit dhe duke përcjellur depërtimin e krijuesve me prejardhje shqiptare nëpër botë, qofshin në shkencë, sport, muzikë apo artë, kampanja e lartwpwrmendur do harrohet shpejt, por nga ana tjetër duke vërejtur politikat evropiane përfundojmë prap në një terr apo në një Gheto të lëvizjes së lirë. Edhe pse galeria nuk ka ambicie politike na është dukur e arsyeshme që me anë të kësaj ekspozite të senzibilizojmë publikun evropian me dëmet që po i bëhen levizjeve të lira të evropianëve më të rinjë.
Kështu para punimeve të artistëve që nuk arritëm ti posedojmë me viza udhëtimi do ketë mbishkrime të vendosura në dysheme me mbishkrimin „ I´m steel not Europian“ ( unë akoma nuk jam europian) në shenjë protestë për mos lejimin e udhëtimit të lirë të qytetarëve dhe në këtë rast të disa pjesmarrësve të ekspozitws…………detajet ne vazhdim te presskonferences.