Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka përgëzuar Halim Kosovën për fushatën e tij pozitive për bashkinë e Tiranës.
Përmes një letre dërguar kandidatit për bashkinë e Tiranës, Lu thekson se fushata e Kosovës ka qenë një shenjë për qytetarët shqiptarë, se sistemi i tyre politik po maturohet. Ja letra:
I dashur Dr Kosova
Doja të dërgoja këtë letër për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike.
Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet.
Ne të falënderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punë tuaj të jashtëzakonshme si Ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje në një të ardhmen të afërt.
Sinqerisht
Donald Lu
Komentet