Anëtari i kryesisë së LDK-së, Haki Rugova, ka kërcënuar drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje se edhe pa këta të fundit mund ta formojnë Qeverinë e re, ndonëse partia e Albin Kurtit ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në tentimin e radhës për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, do të takohen edhe sot.
”Kërkesat janë të njohura publikisht, por edhe ofertat. Se a do të arrihet marrëveshja varet nga ekipi negociator (kryesia) në krye me Isa Mustafen. Ta shohim a do te arrihet. Besoj që duhet të arrihet. Nëse nuk arrihet marrëveshja, shikojmë se ekzistojnë variante tjera plotë, ka variante B, C. Shteti nuk guxon te kollaboj, duhet të funksionoj. Mundet me u bo Qeveria edhe pa Vetëvendosjen!”, tha Rugova për “Front Online”.
Në takimin e sotëm pritet që LDK-ja të del me ofertë për LV-në, derisa këta të fundit kanë kërkuar nga Isa Mustafa që sot t’i prezantojë kushtet që i kanë në tavolinë të diskutimit.
Po ty SDI qysh nuk po te denon shteti sa damet ja ke ba istogut dhe kosoves more udbash shpijun serbie I ka aty jakupi deshmit e tua se je kan shpiun I serbis ,duhet qasi droni te trumpit me ja qkerdhy nanen renve ,tani me dal tu kesh se qysh ju ka ter,.denohesh me emer populli.