Më 19 dhjetor, Andrei Karlov, ambasador rus në Turqi, u vra nga një polic gjatë një fjalimi në një galeri arti në Ankara.
Polici, Mevlut Mert Altintas, më pas ishte vrarë nga forcat speciale turke, dhe tani autoritetet turke janë duke e hetuar vrasësin për ndonjë lidhje me organizatat terroriste, kurse një nga mundësitë për informacione është edhe telefoni i tij iPhone 4s.
Autoritetet turke dhe ruse janë duke u munduar që të kenë qasje në iPhone 4s, por për këtë duhet të kenë kodin katër shifror. Deri më tani këto tentime kanë qenë të pasuksesshme.
Zyrtarët turk gjithashtu kanë kontaktuar me Apple, që ende nuk ka dhënë përgjigje, por që është e qartë se nuk do të ndihmojë në këtë rast.
Apple edhe më parë i ishte kërkuar nga ana e FBI-së që të zhbllokojë një iPhone për vrasësin në San Bernardinos, Syed Rizëan Farook, por që gjiganti i teknologjisë kishte refuzuar kategorikisht një gjë të tillë, shkruan The Hacker Neës.
FBI më pas kishte kërkuar ndihmën e një grupi të hakerëve, të cilën kishin arritur të hapnin telefonin dhe për këtë kishin marr 1.3 milion dollar. FBI më pas nuk kishte gjetur asnjë informacion të rëndësishëm për këtë rast.
Komentet