Komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn iu është përgjigjur skeptikëve në BE që thonë se rekomandimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë është i nxituar.
Në një intervistë për “stuttgarter-zeitung” zyrtari europian ka thënë: Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsionit. Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat. Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen gjithashtu, rastet e korrupsionit vërtet sjellin para drejtësisë peshqit e mëdhenj nuk kursehen. Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Pra, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshme të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit.
Pyetjes se a e ka Komisioni Evropian mbështetjen e qeverisë federale, Johannes Hahn i është përgjigjur duke thënë se Gjermania luan një rol të rëndësishëm në këtë proces.
“Qeveria Federale me kancelaren në krye është një avokat i përkushtuar i një perspektive të zhvillimit evropian për Ballkanin Perëndimor. Vlen të kujtojmë procesin e Berlinit. Por sigurisht, qeveria federale ka nevojë për mbështetjen parlamentare, të cilën unë besoj se e ka në Bundestag. Në qershor pres nga Këshilli që të hapë negociatat për Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”
Komentet