Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë konferencës për shtyp krah Përfaqësues së Lartë të Politikave të Jashtme në BE, Frederica Mongherini dhe Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se nga zbatimi i reformës në drejtësi, BE pret që të “rrjetë” të përfundojnë dhe peshq të mëdhenj.
“Kjo reformë është një arritje e pabesueshme, por është e rëndishme se qëllimi është që të afroheni me BE por që t’u shërbejë qytetarëve shqiptarë”, tha Komisioneri.
Hahn shtoi se miratimi i reformë në drejtësi në Parlament ishte vetëm hapi i parë dhe se tashmë BE do të monitorojë nga afër zbatimin e saj në praktikë, gjë e cila do të sjellë dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Do të ndjekim zbatimin e saj dhe do të bëjmë gjithçka nga ana jonë për të mbështetur këtë frymë duke dhënë rekomandimet e duhura për të arritur këto qëllime”, tha Hahn pa dhënë një përgjigje të qartë nëse Këshilli i BE-së do të rekomandojë hapjen e negociatave në raportin që do të paraqesë në nëntor.
Duke theksuar se, “zbatimi i reformës duhet të bëhet në kohën e duhur që të mos mbete vetmë në letër”, Komisioneri për Zgjerimin shtoi më tej në fjalën e tij se, ky ligj është përgjigja më e mirë për nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri.
“Korrupsioni? Mendoj se reforma në drejtësi është mjaft deçizive për këtë arsye në vemë theksin te zbatimi i saj. Ajo çka mund të them është se kjo reformë nuk do të kapi vetëm peshqit e vegjël, por edhe peshqit e mëdhenj”, përfundoi Hahn.
Komisioneri dha një përgjigje të tillë lidhur me dyshime se kultivuesit e kanabisit janë të lidhur me politikanë të lartë.
“I mbetet drejtësisë të hetojë. Deri tani kemi parë dokumente ku flitet për peshq të vegjël, dhe disa peshq mesatarë. Por, u pres që të ketë dhe peshq të mëdhenj. Kjo do të ishte arritja domethënëse”, përfundoi ai.
Rama: Në BE brenda 10 vitesh
Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës për shtyp u shpreh se pret që pas miratimit të ligjit për reformën në drejtësi pret që BE të rekomandojë hapjen e negociatave edhe pse me kushte.
“Dua të nënvizoj qartë se për ne është kritike që të kemi një rekomandim pozitiv dhe për të treguar hap pas hapi që jemi për hapjen e negociatave”, tha Rama.
Kurse Përfaqësuejsa e Lartë për Politikat e Jashtme në BE, Frederica Mogherini tha se, raporti i vitit të kaluar përcaktonte qartë se reforma në drejtësi ishte kusht jetik për hapjen e negociatave duke lënë të nënkuptohet se do të ketë një rekomandim të tillë.
I pyetur nëse i mbetet parashikimit të bërë pak kohë më parë se Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së brenda 10 viteve, Rama u përgjigj me batutë.
“Nëse BE do të jetë pas 10 vitesh, ne do të jemi më shpejt pjesë e saj”, tha ai.
Lidhur me një raport të shërbimit sekret në Shqipëri për kultivimin e drogës, Rama u shpreh se nuk ekziton asnjë dokument i tillë.
“Nuk ekziton asnjë raport i shërbimit inteligjen për plantacionet e drogës. Kultivimi i kanabisit nuk është një gjë e re, por ka rrënjët e thella”, përfundoi Rama.
Takimi i tetë i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së
Deklaratë e përbashkët për shtyp
Këshilli i Stabilizim Asociimit (KSA) ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbajti takimin e tij të tetë më 8 shtator 2016.
KSA u ndal në Raportin 2015 të Komisionit për Shqipërinë, i cili konkludoi se vendi ka shënuar progres të mëtejshëm drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim dhe, në përgjithësi, progres të qëndrueshëm lidhur me pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim.
KSA u ndal në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 15 dhjetorit 2015, të cilat njohën angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në agjendën e reformave. Në këtë kontekst, Këshilli theksoi se reforma në drejtësi mbetet kyçe për të avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe mund të ketë gjithashtu rol transformues për reforma të tjera.
KSA konfirmoi se Shqipëria ka ruajtur një ritëm përgjithësisht të qëndrueshëm në zbatimin e masave të reformave në administratën publike. BE-ja përshëndeti miratimin unanim në korrik të një sërë ndryshimesh kushtetuese, për një reformë të plotë e gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë.
KSA vlerësoi miratimin e fundit të ligjit për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për zbatimin e reformës në drejtësi. Është thelbësore që të vijohet me zbatimin e shpejtë të kësaj reforme. BE-ja gjithashtu përshëndeti hapat e mëtejshëm të ndërmarrë nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në çështjet e të drejtave të njeriut.
KSA përshëndeti pjesëmarrjen e vazhdueshme dhe aktive të Shqipërisë në nismat dhe organizmat rajonalë në Evropën Juglindore, marrëdhëniet e saj të fqinjësisë së mirë dhe qëndrimin konstruktiv rajonal. BE-ja vlerësoi rolin e Shqipërisë si partner pro-aktiv dhe konstruktiv në rajon dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së saj për një angazhim pozitiv në Ballkanin Perëndimor përmes arritjes së marrëvshjeve dypalëshe dhe nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit rajonal. BE-ja ritheksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabiliteti rajonal janë elemente thelbësore të procesit të Stabilizim-Asociimit.
KSA përshëndeti linjëzimin e plotë të Shqipërisë me vendimet e Këshillit të BE-së dhe në fushën e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.
Takimi u kryesua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Delegacioni i BE-së u drejtua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn, përfaqësonte Komisionin Evropian. Delegacioni shqiptar përfshinte Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, Ministren e Integrimit Europian Klajda Gjosha dhe Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Majlinda Bregu, si përfaqësuese e opozitës.
Komentet