Deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi ka folur në Kuvend për situatën e universiteteve në Shqipëri dhe paratë që shpenzohen nga rektorët e tyre. Hafizi u shpreh se askush nuk e di se si shpenzohen 100 milion euro që vihen në funskion të universiteteve.
Ajo kujtoi raportin e vitit 2013 të KLSH-së, ku rezultoi se shkeljet në Universitetin e Tiranës kapnin shifrën e 1 milion eurove. Deputetja tha se pavarësisht shkeljeve, Ministria e Arsimit nuk ndërmori asnjë veprim për të ndërshkuar përgjegjësit.
“Zgjedhjet në universitete nuk kanë vetëm 1 javë që kanë përfunduar,dhe këto zgjedhje kanë lënë një traditë të keqe mbrapa. Shumë njerëz i kanë quatjur këto zgjedhje si degradim të universiteteve. Në universitetet tona publike qarkullojnë me mijëra euro në vit që vijnë nga xhepat e qytetarëve tanë. A ka transperancë si shpenzohen këto 100 mln euro. Kush po e bën këtë transparencë? Në vitin 2013 u gjet një raport me shkelje financiare deri në 1 mln euro vetëm në Universitetin e Tiranës, tregues ky shumë shqetësues se si përdoren fondet publike. Është detyre e Ministrisë të kryejë kontrolle periodike, sipas ligjit, nëse vihen re shkelje Ministria e Arsimit urdhëron largimin e rektorit. A janë marra masa për njerëzit abuziv? Pse nuk është marra asnjë masë për pezullimin e rektorëve? Gjithsecili e percepton si direkte lidhjen e atmosferës së nderë të zgjedhjeve në universiteteve me abuzimet me fondet”, tha Hafizi.
Hafizi e ka konsideruar gjithashtu të papranueshëm faktin se mësuesit po largohen nga puna me anë të përshtypjeve nëpër pyetësore.
“Po organizohen raporte dhe pyetësore për të ndjekur një mësuese me karrierë 25 vjeçare. Asnjë mësues nuk mund të vlerësohet prej përshtypjeve anonime të shprehura në pyetësor, pasi ka një procedur për të mbrojtur mësuesit dhe nxënësit. Deklaratat anonime nuk mund të përdoren si gjueti shtrigash. Një vajzë e re denoncoi atë që ne shohim përditë. Atë që politika jonë nuk mund ta fshihnte për 25 vite, presionin shtetëror ndaj fjalës së lirë”, u shpreh deputetja.
Mimoza Hafizi njoftoi se shumë shpejtë do t’i paraqesë Kuvendit disa amendamente për të rregulluar situatën në të cilën kanë degraduar universitetet.
“Vetëm transparenca e përdorimit të 100 milion eurove mund ta nxjerrë këtë institucion nga vendi ku është zhytur dhe për këtë unë do të propozoj së shpejti disa amendamente”, mbylli fjalën Hafizi.
Komentet