Zbardhet dosja e Nazar Seitit, i akuzuar si sekser i grupit të Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për vlonjatin, ndërsa gjithçka figuron në këto përgjime në lidhje me kultivimin e drogës në rrethin e Vlorës. Të përfshirë në dosje janë emrat e Taulant Haxhirajt, që është cilësuar kultivues e shitës i drogës në bashkëpunim me Renaldo Avdylin, punonjës policie, Xhovalin Baço, Shkëlqim Koçiajn, Marjus Bajramin dhe Reshat Radhimën. Prokuroria në 4 tetor 2016 ka bërë kontroll në varrezat mes fshatit Vezhdanisht dhe Treblovë dhe ka gjetur parcela të mbjella me 1430 rrënjë kanabis. Në vijim të saj, në një objekt druri janë gjetur të varura 11 reshta bimë të prera me kërcell e boçe, tre thasë me boçe kanabisi. Në anën jugore të vendit u gjetën dhe 1550 bimë të tjera narkotike. Prokuroria thotë se 600 metra më tej ishte një tjetër parcelë e mbjellë me kanabis. Për trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali kanë bashkëpunuar të pandehurit Mojsi Habilaj, Nezar Seiti, Meridjan Sulaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çela, Fatmir Minaj, Tigrens Mezuraj dhe disa të tjerë. Sipas hetimeve, Mojsi Habilaj dhe anëtarët e tjerë janë mbështetur nga punonjës policie e zyrtarë të lartë policie, ku dyshohet edhe ish-ministri Saimir Tahiri, të cilët kanë ndikuar në moszbulimin e tyre. Duke qenë të dyshuar për të njëjtën episod, për dy procedimet penale u vendos bashkimi i tyre në një të vetëm me nr.134, i vitit 2016. Ndërkaq, në vitin 2017 në shtëpinë e të pandehurit Armando Koçerri u gjetën 3978 kg kanabis të paketuara dhe arsenal armësh. Bashkëpunëtorë të Koçerrit janë Mojsi dhe Florjan Habilaj, të cilët rezultojnë se kanë pasur komunikime me Koçerrin gjatë trafikimit të narkotikëve për në Itali. Në fabrikën e vajit të Florjan Habilajt në Babicë të Vogël është gjetur një gomone funksionale.



PERGJIMET
Datë 16.9.2017 Mojsi Habilaj bisedon me një personi të paidentifikuar.
Habilaj: Alo!
X: Hë vlla, ika unë, mora dhe kamionin me bërsi.
Habilaj: E more vetë?
X: Jo, shoferi.
Habilaj: E mirë të keqen…
X: Unë po iki me Fatjonin, mora edhe Çimin me vete.
Habilaj: Kë Çim? Çimin e Bodes?
Biseda 2
28.9.2017
Gesi: Alo!
Florjan Habilaj: O Gesi.
Gesi: Sa i kishe dhënë, një të vogël, një dyshe apo jo?
Florjani: Eeee…
6. 10. 2017
X: Hë vëlla, po iki në Vlorë.
Florjan Habilaj: Ku je tani?
X: Tani po dal nga Babica.
Florjan Habilaj: Do vish në Babicë të Vogël?
X: Këtu jo. Ke ndonjë ashtu?
Florjan Habilaj: Jo, jo do të tregoj nja dy gjëra të mi bësh nesër, ose kur të kesh kohë.
X: Tani.
Florjan Habilaj: Hajde se jam te fabrika…
22.9.2017
Armand Kaçerri çon SMS te një numër: 0692628048, Birbil Maska ma dha numër dovelti tuaj.
Më 24 shtator Armandi merr një telefonatë ku i thuhet: “Ka ardhë një motor nga këta të policisë”, ndërsa përgjigja e Kaçerrit është: “E di”. Më vonë ai ka telefonuar një numër tjetër ku i thotë: “Të mora sot se s’ti bëra drutë gati, por kur të vij pastaj, ti marr ato barbunjat unë”. Më pas rezultojnë përgjime ku i tregojnë këtij se ka pasur vizita nga persona të panjohur.
6.10.2017
Kaçerri telefonon Florjan Habilajn.
Kaçerri: Hë vëlla, ç’po bën?
Florjan Habilaj: Po pi raki.
Kaçerri: Kam 170 kg fratoj (ulli që bëjnë vaj të mirë), të duhen?
Florjan Habilaj: Jo që duhen nesër. Do ndez fabrikën, të them unë.
Ora 8.37 e darkës
Florjan Habilaj: I thuaj Arsenit të të thotë ty t’i çojë te fabrika. Jo i thuaj, mo gënje më i thuaj. I thuaj Arsenit se po gënjeve, nuk merr asnjë kokërr ar.
Kaçerri: Po jo ore, ç’punë ke ti vëlla, ti ke punë me mua.
Florjan Habilaj: Se dëgjova që të tha Arseni t’i çoj te fabrika.
Kaçerri: Jo ore.
30.09.2017
Kaçerri telefonon Mojsi Habilajn
Kaçerri: Hë vëlla, ça bën, Andi jam, ça bën?
Mojsi Habilaj: Kaçerri.
Kaçerri: Doja të takoja një cikë, të pyesja për diçka.
Mojsiu: Në Babicë do jem.
05.10.2017 Kaçerri me Florjan Habilajn në telefon.
Kaçerri: Të marr pak “Toyotën” të iki në Babicë të marr pak mish që kam porosit?
BISEDA 923
16.10.2017 ora 15.31
Florjan Habilaj merr një SMS me këtë përmbajtje: Shiko lajmet te “Klani”.
Ora 17.29
Kaçerri merr SMS nga motra: Ca bëtë ju, mbaruat punë?
Kaçerri: Kishe gjë, më thuaj?
Motra: Ka dalë te “Fokusi” qendra Babicë e Madhe, që s’është në rregull.
Kaçerri: Po mirë, le të dali.
Motra: Shikoji pak lajmet
Ora 19.51
Kaçerri telefonohet nga motra: Po lehin qentë poshtë shtëpisë së xhaxhait ore…
Kaçerri: OK, po vij te diga jam.
Motra: OK ndaj të mora.
Ora 21.49
Kaçerri telefonohet prapë nga motra: Ka njerëz poshtë te ullinjtë.
Kaçerri: Kush?
Motra: Po lehin qentë, se di ça po bëjnë a po shkulin ullinjtë.
Florjan Habilaj: Hajt vëlla.
Florjan Habilaj (Lolo) telefonohet nga nr. X në ora 18.34, datë 16.10.2017.
X: Lolo ça bën vlla, Astriti jam.
Florjan Habilaj: Hë ore dajo, ça bën?
X: Është e vërtetë kjo që dëgjojmë?
Florjan Habilaj: Eeee… ti?
X: Hajt mos e çaj b… i marshin të keqen se llafe janë…
Përgjimet në peshkarexhën “Fatima”, në të cilën ndodheshin Guliano dhe Greco, të cilët do priteshin nga Mojsi Habilaj për t’u kaluar në tokën shqiptare. Pasi u ankorua peshkarexha “Fatima”, Mojsi Habilaj hipi në bord dhe u dha italianëve udhëzimet: “Tani marrim naftën një herë, fillojmë me bidonat… këtu je si në shtëpinë tënde…. boll… nëse vjen dikush? Nuk kemi pse të rrimë dy orë sipër, më kuptove”? Bisedat e para vënë në dukje se Mojsiu komunikonte me forcat lokale të policisë, si dhe të një punonjësi të centralit operativ në Tiranë. Mojsiu i jep direktiva italianëve pas ngarkesës se nga cili korridor duhet të kalojnë, duke i shpjeguar se informacioni ishte nga policia. Nga hetimet rezulton se Florian Habilaj, Mojsi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal për ushtrimin e veprimtarisë kriminale kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, Jaeld Çela ish-drejtor i Vlorës, Gjergj Koliha ish-shef sektori për hetimin e trafiqeve në Vlorë; Sokol Bode. shefi i policisë kufitare Dhërmi dhe ish-ministri Tahiri. Në bazë të kësaj mbështetjeje, ky grup ka mbjellë e trafikuar lëndë narkotike, thuhet në dosjen e Krimeve të Rënda.
Komentet