(Në Lisbonë, 2016, foto: Fatmir Alija)
H i p o k r i (t) z i a!
(një si tabiat i preferuar, me fansa shumë!)
Kallëzimit mbi hipokritin, mbi hipokrizinë në përgjithësi, i prinë anekdota, kur nis e sos, është e vërtetë dhe e përjetuar. Në kuvendim e sipër, një grup shakaxhinjsh, shokut tyre bashkëbisedues, naiv e të padijshëm fare, i thonë se është hipokrit i madh!
I gjori ai, gjithnjë duke e marrë këtë si gjë të mirë dhe pozitive, si lavd e mburrje, pa hezitim, ua kthen: brenda mundësive, aq sa mundëm. Bëj përpjekje të vazhdueshme…
Ti, miku im, bën përpjekje e, nuk mund të bëhesh hipokrit, nga se nuk je hipokrit!
Eh, sikur hipokritët, që njëmendë janë hipokritë, të bënin një për qind (1%) përpjekje të mos jenë hipokritë, mirë do të ishte. Por, ore burrë, “ngo knenaj!”, aq shumë në shoqërinë tonë, moderne e bashkëkohëse, ka hipokritë, sa që fitohet përshtypja se më shumë ka tillë se që ka banorë, popullatë…!
Del se hipokrizia është aq e popullarizuar, sikur të ishte profesion i profesioni preferuar. Komunitet i gjerë hipokritësh… Haj, kuku, haj!
Pse është kështu? A di kush me kallëzua!
Derisa të paraqitet ndonjë vullnetar i mundshëm të jep përgjigje në këtë pyetje të zorshme, të thërrasim në ndihmë ndonjë fjalor të fjalëve e shprehje që huaja, për të mos ra në grackën e mikut tonë naiv e të padijshëm, mjerisht. Në shfletim të beftë fjalori nuk gjendet ndonjë shpjegim kuptimplotë e për të qenë, pos që fjala është shterje, dyfytyrësi, aktrim e të tjera e tjera.
E njohura, ajo që mësohet në shkolla të mesme se, Janusi i miologjisë greke, kishte dy fytyra, njërën që shihte nga e shkuara dhe tjetra nga e ardhmja, sikur nuk hyn në punë në këtë mes, nga se hipokriti made in shqiptaria!, sheh vetëm nga e ardhmja zhvatëse, dobiprurëse!
Hipokrizia, dyfytyrësia, ose grahja (futja) popullorçe, dybythësia, është hipokrizia!
Hipokriti, nuk e ka një fytyrë, e do ti, t’i ketë dy, tri…, e më shumë!
Të na ruaj zot, sahatit të ligë e me një fytyrë e faqe të bardhë!
Boll kemi!
variant
para portave (të errëta) të hipokrizisë!
Gjithmonë e gjithnjë, kur gjendesh mbështetur për murin e dilemës: të flas të vërtetën a të fshehëm pas perdeve të saj, dije se, krah me krah, ka hapur portat e errëta të hipokrizisë!
E, në nën tjetër, njeriu aq shpesh, gati për çdo ditë, për të mos thënë për çdo çast, është në ngushticën e kësaj dileme.
Mbase e keni hetuar dhe vetë, gati përherë e në shumicën e rasteve, ngadhënjen hipokrizia, dyfytyrësia, (dy)zuzëria, dy)pabesia… quajeni si të doni,(aman!)
———————
Komentet