Në mesazhin e publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas njeriu i parë i OKB-së, vuri në dukje përhapjen e diskriminimit, ngacmimit seksual dhe format e tjera të sulmeve ndaj grave
NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se barazia gjinore është çështje e respektimit të të drejtave të njeriut, dhe se pabarazia gjinore në aspektin e diskriminimit të grave i dëmton të gjithë në një shoqëri.
Në mesazhin e publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas njeriu i parë i OKB-së, vuri në dukje përhapjen e diskriminimit, ngacmimit seksual dhe format e tjera të sulmeve ndaj grave në shoqërinë dhe kulturën në të cilën meshkujt janë sovran, dhe tha se kjo ndodh në të gjitha fushat, nga punësimi dhe setet e filmit, deri në rrjetet shoqërore dhe në të gjitha pjesët e botës.
Guterres tha se barazia e pamjaftueshme gjinore në shoqëri dhe mos angazhimi i grave dhe vajzave është lufta më e madhe e të drejtave të njeriut në botë.
“Në botë, më shumë se një miliard gra janë privuar nga mbrojtja ligjore kundër dhunës në familje. Diferenca në të ardhurat mes burrave dhe grave është 23 për qind, ndërsa në zonat rurale arrin deri në 40 për qind. Madje as nuk vërehet se një numër i madh i grave nuk ka kurrfarë të ardhurash”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duke shtuar se problem i veçantë është edhe përfaqësimi shumë i dobët i grave në institucionet legjislative.
Duke theksuar se investimi për gratë është mjeti më efikas për zhvillimin ekonomike të shoqërisë, kompanive dhe shteteve, Guterres tha se përfshirja e grave ka kontribuar në lehtësimin e arritjeve të marrëveshjeve paqësore dhe forcimin e ekonomisë në botë.
“Që kur është koha që burrat të fillojnë të mbështesin dhe të dëgjojnë gratë dhe të mësojnë prej tyre”, përfundoi Guterres.
Komentet