Hesht guri i varrit nga fjalimi i skenës anësore,
Më i ashpër nga shiu, nga lugati, nga hajduti.
Hëna e tij dhe dielli që anije ngjajnë të pavdekësisë,
I kanë mbartur shpirtrat mbi kuvertë përjetësisht, qyshkur.
Janë larguar nga ai dhe qytetet edhe fshatrat,
Vetëm shkurre ka në horizont edhe keca që kullosin.
Era përkund gjethet dhe të duket sikur luten në përshpirtje.
Gjarpëri mbi reliev rrëshqet për t’i vënë në ballë një kular
Pse kam ardhur kur këtu çdo gjë është e shkruar?
Me këtë bar vjeshtor thith të fudmîn gjelbërim të zbehtë.
Të trokitura dëgjon? Qukapiku po çukit tabutin tim.
Vargjet që akoma oshëtijnë mbi gur, bëji që të heshtin
Dhe i qetë, i kënaqur lëre të mbulojnë gjethet
Shtrihu nën gur të vargut, pa anije mbartëse.
(Përktheu Fatime Imeraj – Zeqiri)
Komentet