“TOMORI-MALI I SHENJTË”,nga BASHKIM SALIASI
Titulli i kësaj eseje është metaforike dhe metafora është imja. Është një metaforë që i rri për shtat librit me poezi”Tomori- Mali i shenjtë” nga Bashkim Saliasi. Anologjia sado që s’është kurrë e njëjtë,është e ngjashme. FROJDI i ka dashur poetët dhe nga ai ka mbetur ajo thënia proverbiale e tij:”Unë kudo që kam shkelur,e di se aty më parë ka qenë një poet”. E sa për”guralecët”,për ta bërë më të qartë për lexuesin,shiko se si thotë:”Jeta është e mbushur me çaste dhe unë,për çdo çast të veçantë,fut nga një guralec në kuti të veçanta”. Dhe unë,pasi lexova librin me poezi të BASHKIM SALIASIT, shtroj pyetjen:”Sa kuti i duheshin poetit për të vendosur” guralecët e FROJDIT”? Sado që pyetja ime është retorike,përgjigjen e ka brenda. LIbri është me poezi ku”guraleci” më i madh është dashuria për vendlindjen
Por larmia e temave që trajton poeti në libër është e tillë që duhen kuti aq,sa të hapet një pavijon i tërë.
Unë lexoj një libër dhe e shoh me sykritkë.Kështu e shoh dhe këtë.
SHËN AGOSTINI e ka thënë me kohë:”Çasti i parë i kohës,përkon me çastin e krijimit.
Tek e shoh në tërësi librin.më vinë ndërmend fjalët e DANTES:
“Nuk fitohet gja.
Tuj ndenj mbështet
AS mbi nëkrejsa
A mbi pupla të lehta
Deri sot askush lavdi s’ka gjetë…!
Aluzioni është i lexueshëm. BASHKIM SALIASI nuk ka ndenjur nën krejsa a”pupla të lehta”,por çdo ditë”nga një vijë,e çdo ditë nga një rresht” shkruan një libër me poezi për vendlindjen,se,siç thoshte DEMOSTENI”Koha është gjëja më e vlefshme që mund të shfrytëzohet nga njeriu”. Dhe ka shfrytëzuar duke na bindur për një fakt shumë domethënës:” Jeta merr fund ditën që heshtim!”,Këto fjalë në thonjëza,janë të Reformatorit të KISHËS GJERMANE,MARTIN LUTER.
Të shkruash poezi,nuk është punë e lehtë. LEO BUSCAGLIA thotë:” Talenti është dhuratë e ZOTIT për ty,se ç’bën me të,është dhurata jote për ZOTIN”. Në gjykimin tim,BASHKIM SALIASI jo vetëm nuk e ka shpërdoruar,”këtë dhuratë të ZOTIT”, por sjell për lexuesit një libër që sjell freski në këto ditë të vapës Sahariane.
Vendlindja është vendi ku robërohe shpirti,thotë VOLTERI,ndaj dhe POETI,sado larg nga SKRAPARI e TOMORI,atje janë në çdo ditë,në çdo stinë dhe,tek i drejtohet vendlindjes,shkruan thjesht,të përtypshëm vargjet për”çdo stomak lexuesish” dhe jo vetëm kaq, DOBRUSHA,fshati ku ka lindur e ka jetuar është e pranishme përmjet vargjesh jo vetëm njëherë. SE,në fund të fundit, e gjen mallin ehhe kur këndon për prindërit,për motrat,për vëllezërit dhe deri tek shokët. Karizma e poetit rritet,përmjet larmis së temave dhe,mbi të gjitha,me mesazhet që përcjell.
* * *
Për të qenë edhe më afër,për çka them,po bie për lexuesin,disa poezi:
Vendlindja
Në vendlindje jam përheë
Aty ku buron ujtë e ftohtë
Në çdo stinë:dimër e verë
Ku bilbili këngës ia thotë.
DOBRUSHA në dimër *
Tomori hedh krahëve gunën e bardhë
Shtëpitë tymosin si pleqtë,krenarë
Të gjitha pemët me vello mbuluar
Dobrusha,bri Tomorit,ndrin si ar!
*fshati i poetit
GJURMË në vite
Gjurmët në jetë
Lihen me punë e vepra
Në letër shkruhet historia
Brezash merr vlerë e vërteta.
* * *
Ngaqë ka qenë mësues,ai e di mirëflli rolin në shoqëri të mësuesit. STERJO SPASSE,ngaqë ka qenë mësues vet,e ka vlerësuar shumë mësuesin dhe ka thënë:”Mësuesi ka në dorë fatet e shtetit dhe është timoni i burrave të ardhshëm të një ATDHEU”. Ja,me pak vargje,si shkruan poeti:
Mësuesi
Nga duarët e mësuesit të mirë
Dalin punëtorë,ministra,deputetë
Tallen me pagën e mësuesëve të shkretë
Nxënësit kur vinë në pushtet.
Ja dhe një poezi tjetër
Populli
Populli është një”dele” e urtë
E mjelin me votë partitë
Sa marrin pushtetin një ditë
E rrahin me taks dhe i shtëngojnë burgjitë
Dhe po e mbyll me poezinë
TOMORI dhe unë
Mbi shpinë të TOMORIT kalova fëmijërinë
Dke rendur pyjeve,majave,lëndinave
U rrita me aromën e luleve në çdo stinë
Herë duke mbledhur çaj,sherebel e trëndelinë.
Po ku mbarohen”Guralecët e FROJDIT”? Vetëm i uroj poetit suksese.
Tiranë,11 qershor 2024