Gurabijet janë një ëmbëlsirë e shijshme dhe tradicionale. Ne po ju sjellim nje recetë të lehtë dhe ekonomike. Prandaj amvisa të dashura bëni gati tepsinë…
Përbërësit për brumin:
- 2 filxhanë e gjysmë me miell
- 1/2 gotë kos
- 1/2 gotë vaj ulliri
- 1 lugë çaji sodë për pjekje
- 6 lugë gjalpë të butë
Mbushja:
- 3/4 filxhanë çaji me arra
- 1/2 lugë kanellë
Për sherbetin:
- 2 e gjysmë filxhan çaji me ujë
- 2 e gjysmë filxhan çaji me sheqer
- Pak lëng limoni
Përgatitja:
- Ziejmë përbërësit e sherbetit, rreth 15-20 minuta dhe e lëmë të vakët. Përgatisim brumin e gurabijeve dhe e lëmë të pushojë në frigorifer, të mbështjellë përreth 20 minuta.
- Më pas e ndajmë në 18 toptha të njëjtë dhe i hapim me duar. Shtypim lehtësisht kulaçët e hapura me dorë.
- Në mes të tyre, vëmë mbushjen me arra të përziera me kanellë dhe i mbyllim gurabijet me kujdes.
- I vëmë të piqen me pjesën e mbylljes poshtë në furrë të ngrohtë në 180° derisa të marrin ngjyrë të artë (rreth 30 minuta).
- U shtohet shërbeti, mbulohen dhe lihen të ftohen.
Komentet