Talenti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka impresionuar disa nga klubet më me emër në Evropë pas paraqitjeve të tij me Interin, sidomos në finalen e Kupës së Italisë përballë Juventusit.
Sipas ueb-faqje ‘goal.com’, klubi i Manchester Cityt ka dërguar disa vëzhgues në Itali për të parë nga afër sulmuesin shqiptar, i cili është paraqitur pozitivisht sa herë që trajneri Mançini i ka dhënë mundësinë që të zbresë në fushën e lojës.
Por, sipas mediave italiane klubi zikaltër nuk ka ndër mend ta shesë kartonin e këtij sulmuesi, pasi e sheh si një yll të së ardhmes.
Nga ana tjetër, Interi nuk po i jep mundësi 19-vjeçarit lushnjar të aktivizohet në skuadrën e parë, duke menduar që sezonin e ardhshëm ta huazojë në një tjetër klub në Serinë A ose B me qëllim që Manaj të jetë aktiv.
Komentet