Grushti i shtetit në Rusi ,apo rrebelimi i armatosur (siç po quhet),ishte një provë gjenerale , ose një skenar i parealizuar për të rrëzuar nga pushteti Putinin.Atij jo vetëm që i mungoi befasia (si elementi më i rëndesishëm në këto raste), por edhe mjaft elementë të tjerë për ta bërë të sukseshëm ,kështu që ai mund të quhet thjeshtë aventura Prigozhin.
Ata që e iniciuan ,siç duket kishin llogaritur mbështetjen popullore për Prigozhin ,liderin e grupit Vagner, por që nuk ndodhi ,përkundrazi thuajse degjeneroi në përleshje sporadike ndermjet popullsisë pro e kundër Putinit.
-Ushtria ,garda kombëtare, dhe popullsia lokale nën pushtimin rus në Ukrainë, i qëndruan besnike Putinit, çka e bënte të pamundur realizimin me sukses të rrebelimit.
-Nga mesdita e të shtunës ka patur përplasje brenda përbrenda forcave te Prigozhinit ,i cili duke parë dhe braktisjen nga popullsia u detyrua te terhiqet.(kundrejt sigurisë për trupat e tij).
-E ndersa Putinit i erdhi mbështetje e fuqishme nga Turqia, Irani, Bjellorusia, asnjë shtet nuk u shpreh në favor të grupit të Prigozhinit, çka në një farë mase e dekurajoi atë duke e çarmatosur moralisht ,duke e detyruar të tërhiqet.
-Rezistenca thuajse zero e ushtrisë ruse ne fazën e parë të rrebelimit , gjykoj se ishte një kurth ,për ta tërhequr Prigozhinin në thellësi ,duke e shkëputur nga bazat e tij e për ta patur më të lehtë neutralizimin e tij . Ndërhyrja në fillesat e grushtit të shtetit ( duke qenë se trupat ishin në frontin Ukrainas ) do ta kompromentonte situatën dhe kishte rrezikun e revoltës masive popullore çka do ta rrezikonte seriozisht situatën në Kremlin.
– Ditët në vazhdim do të kuptohet dhe roli i Putinit në të gjithë këtë histori..
Kjo do të duket në se do të ndëshkohet Prigozhin ,apo do të ndëshkohen krerët e ushtrisë përfshi ministrin e mbrojtjes Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Gerasimov, apo Putin nuk do ti kursejë të dy palët..
-Sigurisht koha do të nxjerrë dhe rolin e perëndimit në këtë ngjarje, por një gjë kuptohet , se pavarësisht dështimit të grushtit të shtetit,Putini eshtë vënë në vështirësi serioze , dhe Ukraina ka një bonus më shumë në luftën kundër Rusisë,por ajo që është e kuptueshme tashmë dihet:
Askujt nuk i intereson zëvëndësimi i Putinit me një mercenar ,që mund ti hapë probleme serioze të gjithë njerëzimit.
Ndoshta kjo ngjarje mund të ketë dhe një ndikim në fatin e luftës në Ukrainë , ku palët mundet të shohin drejt bisedimeve për paqe , çka do të ishte një ogur i mirë për kontinentin tonë.
Në mungesë të informacioneve të plota, këto janë thjeshtë deduksione dhe një vështrim krejt përciptas për aq sa na lejojnë pamjet e deritanishme.Sigurisht në raste të tilla do të ngrihen dhe mjaft teori konspiracioni . Le të shohim çka ngjarë realisht në dukje dhe prapaskenë në orët e ditët e ardhshme, por një rrebelim i armatosur ,pa të vrarë apo të plagosur ,në pamje i ngjan një loje me një rezultat të paracaktuar ,ose tregon aftësi për të menaxhuar situata të tilla , ku për hir të së vërtetës një ushtrie me një përvojë të madhe siç është ajo ruse,nuk i mungon!