Shqipëria pret me interesim të madh rezultatet e xhirove të fundit në Grupin C dhe D në “Euro 2016”.
Grupi B nuk solli rezultate të favorshme për Shqipërinë.
Anglia nuk fitoi 3:0 ndaj Sllovakisë dhe kjo e fundit arriti bilanc më të mirë se ekipi kuqezi, në garë për kualifikim nga skuadrat me bilancin më të mirë në pozitat e treta.
Por, të martën zhvillohen dy grupe tjera, C dhe D, me shumë interes për Shqipërin.
Fokusi kryesor do të jetë tek Gjermania në Grupin C që duhet ta mposht Irlandën e Veriut me katër gola dallim, në mënyrë që kjo e fundit të mbetet prapa ekipit të Gianni de Biasit për nga golaverazhi. Në takimin tjetër Polonia do të luajë kundër Ukrainës së eliminuar.
Në Grupin D, Spanja do të luajë kundër Kroacisë në duelin e dy skuadrave të para që kanë nga gjashtë, përkatësisht katër pikë. Por, me interes për Shqipërinë është takimi mes Republikës Çeke dhe Turqisë.
Çekët nuk “duhet” të fitojnë ndaj Turqisë, përndryshe do të arrijnë bilanc më të mirë se Shqipëria. Barazimi nuk i prish punë skuadrës sonë Kombëtare.
Komentet