Zonjës Ursula von der Leyen
Presidente e Komisionit Europian
Rue de la Loi
Wetstraat 200
1049 Bruksel
Belghikë
Bernë, 5.Korrik 2023
Shqetësimi ynë në lidhje me qëndrimin e BE-së në lidhje me Serbinë dhe Kosovën
E nderuara zonja Presidente e Komisionit Evropian,
Ndajmë shqetësimin tuaj për situatën e tensionuar në Republikën e Kosovës dhe e falënderojmë Bashkimin Evropian (BE) për të gjitha përpjekjet për de-përshkallëzimin e deritanishëm. Është pjesë e rolit të Bashkimi Evropian të kërkojë hapa konkretë nga të gjitha palët e përfshira, dhe palët gjithashtu t’i zbatojnë. Megjithatë, ne jemi të befasuar nga fakti se ajo që po ndodh aktualisht po ndodh vetëm në një mënyrë shumë të njëanshme.
Me shpresë të madhe e ndoqëm edhe dialogun e vazhdueshëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Megjithatë, qëndrimi i kryediplomatit të BE-së Josep Borrell dhe i të dërguarit të tij të posaçëm Miroslav Lajčák është kërcënues për të mbytur atë shpresë.
Pala serbe ka vite që refuzon lëshimet themelore. Për më tepër, Presidenti Vuçiq provokon qëllimisht kaos dhe dhunë në veri të Kosovës kur ai është i varur nga brenda prej saj. Nuk ishte e pazakontë që ai të shpallte zotimet e supozuara dhe t’i kthehej sërisht publikut të Beogradit.
Në mënyrë të pakuptueshme, përfaqësuesit e BE-së këmbëngulin në mënyrë unilaterale për konçesione vetëm nga pala e qeverisë së Kosovës.
Ne ndajmë sigurisht kërkesën tuaj për të drejta të barabarta për pakicën serbe në Kosovë. Këto duhet të garantohen dhe zbatohen, nuk ka dyshim për këtë. Por veprimet e Qeverisë Kosovare në veri të vendit bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe në principet e shtetit të së drejtës.
Masat shtesë të njëanshme kundër Republikës së Kosovës u shpallën javën e kaluar dhe kjo na shkakton habi të madhe. Ato nuk janë në asnjë mënyrë një kontribut për forcimin sundimi i ligjit dhe demokracisë ose për të zgjidhur konfliktin.
Me këtë politikë në mënyrë të dukëshme arbitrare dhe të pakuptueshme ndaj Republikës së Kosovës ndërsa nga ana tjetër paqëtim i njëkohshëm përballë qeverisë Vuçiq, BE-ja ka krijuar një kontrast në krahasim me qëndrimin e saj të qartë në Ukrainë. BE është duke ia futur thikën pas shpine pikërisht një qeverie të Ballkanit Perëndimor që ndoshta është më e vendosura në mbështetje të Ukrainës dhe demokracisë evropiane. Kjo është për ne si evropianë të bindur është zhgënjyese.
Ju kërkojmë, zonja Presidente, që t’i rishqyertoni masat e shpallura dhe qëndrimi i Bashkimit Europian të rishqyrtohet. Republika e Kosovës dhe veçanërisht qytetarët e saj e meritojnë që Europa t’u hapë derën dhe të mos i braktisë.
Sinqerisht,
Matthias Aebischer, Nationalrat, Sozialdemokratische Partei
Laurence Fehlmann-Rielle, Nationalrätin, Sozialdemokratische Partei
Roland Fischer, Nationalrat, Grünliberale Partei
Claudia Friedl, Nationalrätin, Sozialdemokratische Partei
Niklaus Gugger, Nationalrat, Evangelische Volkspartei
Natalie Imboden, Nationalrätin, Grüne Partei
Marc Jost, Nationalrat, Evangelische Volkspartei
Graf Maya, Ständerätin, Grüne Partei
Fabian Molina, Nationalrat, Sozialdemokratische Partei
Eric Nussbaumer, Nationalrat, Sozialdemokratische Partei
Priska Seiler Graf, Nationalrätin, Sozialdemokratische Partei
Carlo Sommaruga, Ständerat, Sozialdemokratische Partei
Cédric Wermuth, Nationalrat, Sozialdemokratische Partei
Kopje për :
– Zotin President të Konfederatës Federale Alain Berset
– Këshilltarit Federal Ignazio Cassis, shef i Departamentit Federal të Punëve të Jashtëme
– Zotin President të Konfederatës Federale Alain Berset
– Këshilltarit Federal Ignazio Cassis, shef i Departamentit Federal të Punëve të Jashtëme