Voal- Voal.ch shkruan se një grua në prag të lindjes, u qëllua për vdekje nga një armë zjarri, ndërsa ndodhej në veturë në Toronto të Kanadasë.
Por mjekët bënë gjithçka për të shpëtuar beben e gruas në bark dhe përmes një operacioni cezarian, arritën që bebja të lindte shëndoshë si kokra e mollës.
Gruaja sipas agjensisë gjermane të lajmeve dpa, ndodhej në sediljen e pasme kur u qëllua nga një tjetër autoveturë në ecje e sipër. Edhe pjestarët e tjerë që ishin në veturë janë lënduar.
Autorët nuk janë zbuluar ende, por sipas raportit të policisë, gruaja ishte objektivi i këtij krimi.
Komentet