Ngaqë gruaja të cilën e dua
Jeton brenda teje,
Unë i ngjitem trupit tënd sa më pranë
Që të jetë e mundur –
Dhe mendoj për ty gjithë kohën, pelegrine e dashur.
Ngaqë Ajo të cilën unë e dua është me ty
Kudo që je ti,
Hafizi do të jetë gjthmonë pranë teje.
Nëse ti ndalesh ndanë meje, udhëtare,
Me nurin tënd të ndritur plot
Me hire,
Buzët e mia mund t’i ndalja së vërsuluri dhe së nguturi
Për t’u miqësuar me faqet e tua të kuqe,
Por sytë e mi nuk mund ta fshehin më gjatë
Faktin e pabesueshëm se cila
Në të vërtetë je ti.
Bukuroshja të cilën unë e dashuroj
Ka ngulë tendën e saj mbretnore brenda teje,
Prandaj unë gjithmonë do ta ngjit zemrën time
Sa më pranë shpirtit tënd
Që të jetë e mundur.
Komentet