VOAL – Gruaja e aktorit Johnny Depp, Amber Heard, akuzohet se ka çuar ilegalisht çiftin e qenve në Australi, pasi ministri australian i Bujqësisë kishte urdhëruar largimin e qenve nga vendi.
Akuzat e ngritura ndaj Heard janë importim ilegal dhe dokumentacion i rremë. E para përmban 10 vjet burg dhe një gjobë 75 000 dollarë amerikanë. Depp dhe e shoqja arritën në Australi me avionin e tyre privat për xhirimet e kapitullit të pesë të sagës ‘Piratët e Karaibeve’. Ata nuk respektuan ligjet e rrepta australiane për kafshët. ansa
Komentet