TIRANË- Lajmi i fshirjes së fotove të të ndjerit Dr.Flori nga llogaria e bashkëshortes së tij, Blerinës, në ‘Instagram’ bëri bujë sot në media, por ajo reagoi menjëherë duke postuar një foto me këngëtarin.
E ndoshta kjo nuk i ka kënaqur shumë skeptikët, prandaj Blerina ka vendosur pak orë pas reagimit të saj të bëjë një status sqarues, në të cilin shpjegon arsyet pse nuk ka më foto me të.
“E di që s’duhet të merrem fare me këta pseudo gazetarë që për disa klikime më shume nuk kursejnë të hedhin baltë mbi këdo, por në respekt të të ndjerit bashkëshortit tim, e ndjej si detyrim të sqaroj edhe njëherë që llogaria ime në Instagram ishte vjedhur duke fshirë kështu çdo foto dhe video që kisha. Unë kam arritur ta rimarr por pa mundur të kthej fotografitë dhe videot e mëparshme…gjë e cila është përkthyer në mënyrë të neveritshme nga portalet”, shkruan Blerina krahas fotos që përmban screenshot-e të mesazheve, ku i thuhet se dikush ka kërkuar të hakojë llogarinë e saj.

Komentet