Grua e dobët, e kolme, rrënjë e parajsës
je një kokrrizë rëre e fajit
edhe në sytë e Zotit
pavarësisht luftërave tua të shenjta
për emancipimin.
Ta shpartallojnë bukurinë
e mbetesh një skelet dashurie
që prapë thërret për hakmarrje
e ia arrin vetëm
të qash përsëri,
pastaj kthen kokën e i shikon prapë fëmijët e tu,
pastaj kthen kokën e nuk di ende ç’të thuash
dhe hesht e mrekulluar
e atëherë bëhesh e madhe si toka.
Komentet