Në veri të Groenlandës është zbuluar një krater gjigand nën shtresën e akullit që është formuar si pasojë e goditjes së meteorit.
Sipas lajmit të ScienceDaily, shkencëtarët e Qendrës Gjeo Genetike të Muzeut të Historisë së Natyrës të Danimarkës si dhe Universitetit të Kopenhagut, në akullnajën Hiawatha të Grenlandës kanë zbuluar një krater me diametër 31 kilometra.
Për kraterin e mbetur nën shtresën e akullit prej rreth 1 kilometra, theksohet se sipërfaqja e tij është më e madhe se e Parisit dhe është në mesin e 25 kratereve më të mëdhenj në botë të formuar nga goditja e meteorit.
Detajet rreth zbulimit janë publikuar në revistën Science Advances. aa
Komentet