Ditë të trishta kanë qenë këto dy të kaluarat për një ndër shkrimtarët që në vendin tonë mund të kenë lindur, jetuar dhe punuar ndonjëherë, Ismail Kadarenë. Motra e tij, Kadrie Kadare ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, të mërkurën dhe është përcjellë për në banesën e fundit në Sharrë. Në moshë të thyer, ajo çka e ka rënduar edhe më tepër gjendjen e redaktores ka qenë humbja e të vëllait, Shahinit.
Burime janë shprehur për Gazetën Shqiptare, se shuarja e Kadrie Kadaresë, e njohur në qarqet letrare si Kakuja, ka ndodhur për shkaqe natyrale. Ka qenë pesha e viteve mbi supet e saj, ajo çka i ka sjellë Kadrie Kadaresë një vdekje të qetë.
Ceremonia mortore ka qenë modeste për shkak të rregullave kundër COVID-19, kanë thënë burimet për Gazetën Shqiptare, teksa kanë konfirmuar se gjatë gjithë kohës janë respektuar me përpikmëri masat kundër përhapjes së virusit.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë vëllai i së ndjerës, Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare.
Po të njëjtat burime kanë pohuar se Kadrie Kadare i ka qëndruar pranë gjatë gjithë jetës vëllait së saj, shkrimtarit të famshëm, Ismali Kadaresë. Gjithë dashuria që Kakuja mund të ofronte ka qenë për vëllain dhe letrat.
Por, kush ishte Kadrie Kadareja?
Një “rebele” e vërtetë mund të quhet Kadrie Kadareja, pasi natyra për të folur hapur, edhe në kohë si diktatura, i ka krijuar jo pak tensione familjes së saj. Sistemi komunist i kishte hapur edhe dosje, si e dyshuar “Për agjitacion dhe propagandë” apo se u shërbente agjenturave të huaja.
Vetë Kadare është detyruar t’i shkruajë letër diktatorit Enver Hoxha, duke e justifikuar se nuk ishte e kthjellët. E vetmja mënyrë kjo për ta shpëtuar nga dënimet e rënda. Kakuja, siç i thërrisnin miqtë ka qenë një natyrë e tërhequr nga jeta publike, dhe vitet e fundit punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”.
“Ismaili nuk kishte mënyrë tjetër të më mbronte, përveçse duke sajuar historinë e sëmundjes mendore”. Kështu është shprehur Kadria, e motra e shkrimtarit Ismail Kadare, pas botimit të letrës që i vëllai i dërgonte Enver Hoxhës, në prill të vitit 1980.
Sipas saj, i vëllai u detyrua t’i shkruante këtë letër diktatorit për ta shpëtuar nga ndonjë dënim i mundshëm, në atë valë dënimesh të asaj kohe. Letra e Ismail Kadaresë, që bëri bujë në media gjatë orëve të fundit, duket se nuk është asgjë e re as për Kadrie Kadarenë e as për shkrimtarin Ismail Kadare.
“Po, e kam bërë për ta shpëtuar!”
Rrethe konfidenciale të të dyve e dinë këtë histori prej më shumë se një viti më parë, kur shkrimtari vetë e ka përmendur në tavolina të ndryshme të vërtetën e letrës: “Po, e kam bërë për ta shpëtuar!”. Sikurse arsyetohet edhe prej leximit të letrës së Kadaresë dërguar Enverit, qëllimi është i qartë”.
Vetë motra e Kadaresë, Kadria, asnjëherë nuk ka pranuar të bëhet pjesë e medias, mirëpo frekuentimi i rretheve të gazetarëve, për të, është i pashmangshëm. Prej një jete ka punuar e punon si redaktore në media të ndryshme, prandaj edhe bisedat me ta, edhe për shkak të karakterit të saj deri diku shpërthyes, janë të paevitueshme.
Biseda më e fundit e saj, me ata që ka pasur e ka kolegë, ka qenë pikërisht rreth çështjes së letrës. Përse e ka dërguar Ismail Kadare atë letër tek Enver Hoxha?! Çfarë donte të tregonte?! Kadrie Kadare, apo siç të gjithë e njohin me emrin Kakuja, është e bindur për të vërtetën dhe këtë nuk ngurron ta thotë gjithandej në rrethet e saj të takimeve, sado që për median është e vendosur të mos japë asnjë deklaratë zyrtare.
“Më kanë thirrur në hetuesi pikërisht në kohën kur ishte vala e arrestimeve të ruseve. Njërës prej tyre i kishin gjetur një autograf me emrin tim dhe kaq duhej për të mbërritur tek unë. Ismaili nuk kishte mënyrë tjetër të më mbronte, përveçse duke sajuar historinë e sëmundjes mendore”.
Siç bashkëkohësit e dinë, Kadrie Kadare, si antikomuniste e thekur, nuk i kursente fjalët “e tepruara” antiregjim.
Shpeshherë nuk zgjidhte as vendet ku i thoshte. Prandaj edhe vijimi letrës së shkrimtarit shkruan se “ajo është vetëm një maniake depresive, që i shan të gjithë!”.
Shtrigat” dhe “Krokodili
Sipas ish-drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, , në vitin 1978, Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, mbi bazë të një denoncimi, çeli dy probleme të centralizuara: “Shtrigat” dhe “Krokodili”.
Në thelb të këtyre çështjeve ishte emri i Enver Hoxhës, i zënë me gojë në mënyrë të ashpër edhe për pederastinë e tij nga disa prej personave të implikuar. Çështja përfundoi me disa burgosje, këshillime dhe me një vetëvrasje.
Pjesë e dosjes me emrin “Shtriga” ishte edhe Kadrie Kadare. Sipas Dervishit, përmes dosjes bëhet e njohur se “Kadrie Kadare, lindur më 1937, në Gjirokastër, pedagoge në ILB Kamzë, u vu në përpunim paraprak më 15.7.1978.
Më parë ishte marrë në përpunim aktiv 2A, më 3.11.1976, fillimisht si “agjente e mundshme” në shërbim të zbulimeve të huaja e më pas iu ndryshua tendenca në agjitacion e propagandë, më 4.2.1977.
U këshillua më 3.8.1978. Megjithatë, vazhdonte të bënte agjitacion e propagandë sepse “flet shumë ashpër kundër udhëheqësve të Partisë e të shtetit”. Fjalët e saj ishin, ndër të tjera: “Shteti harxhon valutë për të përkthyer veprat e Enver Hoxhës për t’i botuar jashtë, por bota nuk pyet për to. Vëllai im ia ka hedhur Enver Hoxhës dhe ai është i zoti. Po ndërroi situata, do të mbretërojë me librat e tij”, ka skruar më herët Javanews./ Gazeta Shqiptare Online
Grimca nga jeta e Kadrie Kadare, “Kakuja” me gazetarët Përgatiti Lavdrim Lita
Kakuja ishte një personazh që dukej se nuk do të ikte kurrë nga kjo botë. Ajo ishte personazh i rëndësishëm si pedagoge e gjuhës ruse, si korrektore letrare, si rojtare e së mirës publike. Ajo hyri në gazetari krejt rastësisht në gazetën Albania të themeluar nga Ylli Rakipi për të redaktuar shkrimet e Sali Berishës, që ishin për nga grafia po aq të tmerrshme sa shkrimi i Ismal Kadaresë, vëllai i Kadrie Kadare. Çdo gazetar ka marrë nga Kakuja leksione të mëdha për letërsinë, muzikën, baletin, operan, dhe biografinë e regjimit komunist. Ajo e duronte shumë shakanë sepse bënte shumë shaka vetë për të harruar dhimbjen e humbjes së dashurisë dhe mos martesës. Secili nga ne që ka punuar me Kakunë ka historitë e tij personale dhe të degjuar, me batuta dhe shaka brilante. Mendimet e saj ishin shumë të veçanta. Njihte shumë mirë Lindjen, veçanërisht Rusinë dhe rusët, për të cilët thoshte se nuk thonë asnjëherë të vërtetën, aq më pak e mendojnë atë. Dinte përmendësh mijëra vargje të Pushkinit dhe autorve të tjerë rusë.
***
Sokol Olldashi, gazetar i gazetes Albania bënte shumë shaka me Kakunë. Një ditë vjen në redaksi një shkrim i Azis Karalliu.
Sokoli e merr letrën dhe i thotë: Kaku, ti gjuhetare na e shpjego pak këtë mbiemrin.
Kakuja e merr letrën dhe i thotë: E lehtë fare. Ai që ka shumë para quhet Parelliu, ku që ka shumë K… quhet Karalliu.
***
I them Kakusë se botuesi Henri Çili ka: “thënë se librat e Blushit janë më të shiturat sesa të Ismail Kadaresë në botën shqiptare”.
Po kjo s’do të thote gjë – ma ktheu Kakuja, “Librat e Rudina Xhungës janë më të shitura se të Ben Blushit”.
***
Të paharrueshme momentet kur hyje në redaksi dhe shikoje që Kakuja po dëgjonte Lady Gaga, në moshën 77 vjeçare.
“Kjo ska as nevojë për sponsora për pushime…” – shpotiste teksa vështronte nga gazetaret e reja, në mes të gushtit!
***
Kam me qindra kujtime nga Sokoli. Po rendis një.
1. Kur kishin lulkuqet vajzat e redaksisë Sokoli (Olldashi) e lexonte nervozimin e tyre dhe i toleronte dhe kur s’ bënin shkrime. Në bashkëpunim me Doktor Ervinin hartuan një listë me datat e lulkuqeve për sejcilën e printoi Sokoli. E ngjiti në mur në krah të kompjuterit të tij. Kur u kthyem nga kafeja lista ishte grisur. E kishte grisur Kadrie Kadareja motra e të madhit Ismail Kadare. Kadria është po aqë e mençur fisnike dhe intelektuale sa Shahini dhe Ismaili. U mërzit shumë thanë vajzat se s’ kishe vënë emrin e saj. Sokoli e riprintoi listën dhe e ngjiti në tavan ku s’harrinte Kadria. E çfar superbeteje dhe humori u krijuar mes dy palëve. Kadria gris e gris deri sa i vuri emrin dhe datat nga 1-31 të muajit.
***
Ne kohen e luftes se Kosoves ftova nje grup gazetaresh nga Kosova ne redaksine e gazetes “Albaania”. Kur shkuam atje gjeta redaktoren tone letrare Kakune, qe rastesisht, po fare rastessht , eshte motra e I. Kadarese, nje grua e ditur dhe e respektuar nga ne . Kur i prezantova vellezerit nga Kosova u lumturuan me gjithe hallet e medha qe kishin . I lashë ne holl me Kakune dhe u ula e shkrova nje shkrim . Kur mbarova dola ne holl dhe e gjeta Kakune ne qender te vemendjes se gazetarevë ne nje muhabet per shtate pale qejfe. Benim gjithnje shaka me Kakune qe kishte shume humor e me kripe. Po ti moj “kurve e mutit” , mos pafsh meshkuj me sy se e harron punen. Cohu redakto shkrimin- i thash me shaka Kakuse. Mire, ma priti pa, te keq , ajo dhe u çua. U ula ne nje kolltuk dhe ndeza nje cigare. Kur ngre koken shikoj vellezrit nga Kosova qe po me shikonin me sy te zgurdulluar: Ju te Shqiperise keni mbaru fare me tha njeri prej tyre .Si i thu mor motres se Kadarese kurve … Qesha dhe thirra Kakune te sqaronte situaten. Pergjigja e saj i shastisi fare. : Na ju rente pika , per kete u merzitet ju . Po ketu “kurve m…” eshte si me qene qytetare nderi-me nxorri nga sikleti Kakuja. Pse cuditeni sot kur zyrtare e politikane e kane per nder te jene hjdute ,trafikante , kriminele ose shoke te tyre.
***
Ylli Rakipi për Sali Berishën: Ç’kemi hequr që të rregullonim dhe korrektonim shkrimet e tua! Morëm me rrogë të lartë një korrektore speciale, enkas për ty, Kadrien, motrën e shkrimtarit të madh Kadare, që t’i rregullonte shkrimet. Pas një ore punë Kadria e shkretë dorëzohej. “Më mirë më mbyllni në hale, se të korrektoj shkrimet e këtij malokut. M’u ça koka”, – thoshte. “Pusho, komuniste e qelbur, – i thoshte Bejdo Malo, – mos fol kështu për Doktorin!”
Përgatiti: Lavdrim Lita
Komentet