Po shihja transformimin e imazhit të Grida Dumës.
Make up i rëndë dhe i errët për një portret që nuk ka nevojë aq ngarkesë.
Të ishte artiste, do ishte e pranueshme, por ja që nuk është.
Në një studim të Philippe Bernard, mbi ndikimin e kozmetikës në mënyrën se si perceptohen gratë,
thuhet se grimi dramatik përcjell më pak ngrohtësi dhe kompetencë dhe sa më shumë make up aq më pak njerëzore dukesh në sytë e të tjerëve.
Në fakt Grida mu duk në përpjekje për të mbështetur imazhin e saj në ndërtim e sipër,
të një gruaje që nuk do të identifikohet me gjininë e saj të lindjes, por me rolin social e politik që kërkon të arrijë në sferat që aspiron.
Grida lufton pra të jetë e dukshme në arenën politike, të zërë vend, duke përdorur mjete anësore dhe jo thelbësore,
duke arritur kështu të objektifikohet dhe jo të faktorizohet.
Më erdhi keq tek e shihja një grua, e cila dikur dukej mjaft tërheqëse në ekran,
të transformuar në një studente të zellshme që përpiqet të marrë A+ në lëndën e imazhit të njeriut globalist.
Komentet