VOAL – TIRANË – Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, në një deklaratë për mediat ka pranuar humbjen në garën me Vangjush Dakon, por që sipas saj, vjen si pasojë e presionit shtetëror.
“E njoh humbjen si realitet, por që vjen si pasojë e presionit shtetëror. Kur e nisa garën nuk e mendova për të marrë pushtetin, por si një mision për të çliruar qytetin ”, shprehet Duma.
Duke pranuar humbjen, Duma theksoi se nuk është fundi i asgjëje, por fillimi i një beteje të fuqishme.
“Do jemi bashkë të gjithë për të përballuar çdo betejë për të rindërtuar standartin e vlerave reale, të një qytetarie mijëra vjeçare. Nuk është fundi i asgjëje, po fillimi i një beteje që do takemi bashkë. Nuk është rasti i urimit të fitores, si në plot raste të tjera, sepse nuk ka rast të ngjashëm në këtë përmasë me atë që ndodhi në bashkinë e Durrësit. Ky është qëndrim i imi”, tha kandidatja e APPD-së.
Komentet