Disa ditë me parë Sekretarja për Marrëdhënie me Publikun, Grida Duka, gjatë takimit me ish të përndjekur te çadra e lirisë ka pasur një incident, kur duke folur është dëgjuar nga disa prej viktimave të ish-diktaturës të theksojë se PD nuk duhej të merrej më me ish të përndjekurit. “Akoma me këta do merremi ne!”, është dëgjuar të ketë thënë Grida Duma. Ky artikulim u dëgjua nga ish të përndjekurit dhe më pas ka krijuar një incident, ku shumë prej tyre janë larguar të revoltuar nga qëndrimi i Gridës.
E njëjta situatë po aq përçarëse dhe shkatërruese është zhvilluar dje te çadra. Ashtu si Grida, Ervin Salianji, Sekretari i Aksionin Qytetar, i njohur si një nga miqtë e saj të ngushtë, por të dy së bashku si njerëz të sektit të Henri Çilit në PD, pasi dëbuan të përndjekurit, dje kanë larguar edhe ish-pronarët.
Zyrtarisht takimi i djeshëm i PD-së me ish-pronarët ishte një dështim, jo sepse e themi ne, por ashtu është cilësuar nga drejtuesit e kësaj partie. Përgjegjës për organizimin ka qenë Ervin Salianji, i cili me disa truke dhe mashtrime tentoi të kryente një aktivitet me “porosi” të Lulzim Bashës, që në fakt nuk rezultoi të ishte gjë tjetër veçse dështim i tij dhe Grida dumës, si organizatorë të këtij aktiviteti.
Grida Duma sulmon dhe dëbon ish të përndjekurit, Ervin Salianji dështon dhe konflikton ish-pronarët. Dy nga shtresat që mund të quhen “palca e shtyllës kurrizore” të PD-së sulmohen dhe braktisen nga dy individë, që pretendojnë se janë e reja tek opozita. Në fakt, ata duket të jenë thjesht dhe vetëm misionarë të shkatërrimit të imazhit dhe besimit te PD dhe opozita.
Rasti i djeshëm është i përsëritur dhe çdo ditë vazhdon të bëhet dhe më i shpeshtë, çka tregon qartë misionin e një sekti që nuk ka qëllim ringritjen e opozitës, por kapjen e saj, përçarjen dhe shpartallimin në funksion të urdhrit të marrë nga eprori i tyre, Henri Çili, një prej veglave të rëndomta të kryeministrit Rama./CityNews
Komentet