Greqia e varfër dhe e lirë,
me buzuqet dhe kitarat e saj drithëronjëse…
Po ç’kanë buzuqet që sonte vajtojnë?
Çfarë u ka humbur kitarave vetmitare?
Ja, në çast nis vallja Çamiko.
E pasoi Sirtaki, vallja e palikarëve.
Greqia ime këndon e vallzon.
Greqia, që në ditët më të vështira,
priti si mysafire varfërine shqiptare
Po të më pyesni : Kujt i ngjan Greqia?
Greqia i ngjan dhe qiellit dhe detit.
T’i dua kaq shumë këngët e tua, Greqi,
sa më duket se dhe vet kam lindur paragrek.
Jam përkundur në djepin pellazgjik të Homerit
në djepin e lashtë të Fidias dhe Diogjenit.
në djepin e drunjtë të Pirros dhe të Boçarëve.
në Epirin e palikarëve…
Komentet