Deklarata u bë vetëm një orë pas mbylljes së kutive të votimit. Dy sondazhe kryesore treguan se partia e majtë Syriza udhëhiqte rezultatin. Disa rezultate paraprake gjithashtu treguan më pas se Syriza kishte fituar 35,5% të votave. Nëse ky do të jetë rezultati përfundimtar, Syriza do të ketë 144 nga 300 deputetët e parlamentit. Kjo do të thotë se nuk do të ketë maxhorancën e nevojshme për të formuar qeverinë.
Njoftimet e fundit tregojnë se Syriza po përpiqet të krijojë një koalicion me grupimet e pavarura të djathta./VOA
Komentet