Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 1451 u martua me Andronikën, të bijën e princit të njohur Gjergj Arianiti dhe Marie Muzakës.
Në Qishbardhë (Kishën e Bardhë) afër Kaninës, çiftit iu dha bekimi ungjillor. Më pas ceremonia vazhdoi në manastirin e Ardenicës, në afërsi të Lushnjes dhe më pas në kalanë e Beratit. Populli buçiste e duartrokiste kudo ku shkelte çifti.
Studiuesi Gjon Keka ka gjetur një gravurë të kësaj dasme, të pabotuar më parë, që daton nga kronikat e vitit 1533.
Komentet