#8 Penelope Cruz
Gjithmonë një fëmijë i rritun dhe një i rritun fëmijë. Kur isha fëmijë i madh, por akoma e vogël aq sa për të mendu se do jetoja përgjithmonë dhe e lumtur, kisha dy palë andrra. Nji palë çfarë do të dojsha me u ba kur të rritesha dhe nji palë çfarë më mundësohej apo më thonin se do të bahesha.
Për mua, gjithmonë mbaj mend se doja shumë të bahesha gazetare, e ndersa shihja realitetin e familjes sime, ndaj të ciles ushtrohej persekutim, kuptoja se mundësitë ishin të bahesha veçse rrobaqepëse.
Të gjithë, shoqe komshie e të afërm me thonin se i ngjaja tezes sime, sepse i qepja me finesë e delikatesë “paja” të panumërta kukullave të mia. Ajo, tezja e madhe, nga nevoja me mbijetu e pasioni përzi me të, siç duket u detyry e njëkohësisht zgjodhi me qenë rrobaqepëse me zanat, por dhe me zâ në fisin e mamës. Kukullat i veshja me fustane, copa të vogla gjithfarëngjyrëshe që i’ a kërkoja tezes mos t’ i hidhte, por t’ mi ruante mua.
E bindur se po baja fustanet ma të bukura, i “stiloja” ato sipas modeleve të fustaneve të disa prej kangëtareve më të famshme të kansonissimave të San Remos, e sidomos mbaj mend adhuroja (ose çmendesha) për veshjet e Rafaela Carra-së. Mesa duket, me sytë e fantazisë e të dëshirës ma shumë se me ato të ballit, fustanet e kukullave të mia më ngjanin po aq rrezellitëse sa ato të skenave në televizor.
I rreshtoja kukullat e mia edhe unë në “skenë”, që ishte minderi i guzhinës, nji dyshek i mbushun me pambuk, bahej më shpejt gunga- gunga prej përdorimit të gjatë, aq sa ma së shumti m’ i rrëzonte kengëtaret e mia me kambë përpjetë, apo ma e zakonshmja, mi shtrembronte ma tepër se m ‘i mbante ata drejt në kambë , dinjitoze e kryepërpjetë siç unë dëshirojshe. Gjithsesi mbaj mend se e doja shumë atë “skenë spektakli”, veçanërisht me pëlqente pasi dysheku jonë ishte i mbështjellë me nji basem pambuku boje qielli me lule pranverore, e rrethueme gjithandej me vulana, që ishin ba shumë të modës atëherë.
Por siç duket pala tjetër e andrrave fëminore të mia, zgjohej nga e fjetuna dhe m’ bante që, pasi t’ i vishja, t’ i stolisja, t’ i rreshtoja si për spektakël, i merrja ata me radhë në intervistë, duke u ba vetë gazetarja.
Sot e rritun gjykoj se, a thua vallë gjithë ai kujdes e dëshirë me i veshë bukur e moderne kukullat kishte lidhje, jo aq me pasionin e rrobaqepëses (të cilin e harrova shumë shpejt sa hodha shtat dhe mësova të vishem vetë bukur) dhe sot nuk qepi asnji vrimë të hapun n’ çorape, sesa me dëshirën e hershme me qenë protagoniste, me i rreshtu njerëzit, me i marrë në pyetje e me i gjyku sipas parimeve të mia personale?
Kështu ka vepruar Anaida Deti, falë arritjeve në profesionin e saj, ajo guxoi të provonte.
Dhe sot ne të gjithë e shohim në faqen e Forbes.
Anaida Deti e nisi nga zero, por themelin e kishte të shëndoshë, pasi kishte një formim të shkëlqyer.
Anaida Deti është një emër mes mijëra e mijëra emrash që kanë emigruar në Kanada nga Shqipëria, dhe falë përkushtimit ia ka dalë me sukses.
Por sukses do të thotë punë dhe lodhje.
Anaida Deti mundi të hapë klinikën e saj dentare dhe puna e sakrificat e saj u shpërblyen me meritë.
Në kopertinën e Forbes!
Urime Anaida Deti Dine!
Me gjerdanin ar e gushën zbukuruar,
do të vijë trimi, o duke kënduar!
Dielli do të ndrijë gush`e gji zbuluar,
pastaj un` e ti, parajs`e trazuar…
Si e do ti udhën? Ndryshe të ta shtroj?
Që të vish tek unë ende nuk është vonë!
Të ta shtroj me yje, të ta shtroj me hënë,
apo zëmrën time shtrojë të ta bëj?
Do t’i lutem Zotit shtatë detet t’i thajë.
Përqark tokës sonë mos lërë oqean.
Do vish a s`do vish behar kërthizë maji,
nëpër flakë do kallim zjarr flakadan…
Pluhurat t`i largoj, rrugët të t’i hap,
nga udhë e largët, nga ajo udhë e gjatë!
Perëndim i diellit tek un` të të zërë,
të na afrojë natën si një botë të tërë…
Do t`i ndjejm` agimet çelura nëpër sy,
ashtu dhe gëzimet ngjyrë trëndafili.
Diellin do ndjejmë kur t`na hyjë në gji,
si edhe pranverën veshur me stoli.
Do të ndjejm`aromat, lisat blerim veshur,
do të shohim lulet plot me ngjyra qeshur.
Nëpër syt`e mi do gjesh zëmrën time,
që për ty më rreh fort e plot rënkime.
Dhe un`dashurinë ta mblidhja me forcë,
në grushtet e mi, ta hidhja mbi gjoks.
Që të ndjesh dhe ti, aromën që dua,
ah, ç’ish dashuria ndër vite për mua!
Në dorë dashurinë e mbaj dhe bisedoj.
I flas lehtë t`ëmblës, e puth, e ledhatoj…
Si një zog i bukur, duket, rri e pret,
dhe për dashurinë dridhet e më flet.
Në timen jetë, plot gjemba, ferra edhe lule,
U kthyen në thika e jo në pekule…!
Çdo çast un`rënkoj, dhimbja më rri pranë,
prej rënkimit tim zgjohet një mëhallë.
Do të kthej më parë dy tri gota verë,
mos më griset shpirti kur të jesh në derë.
Do të pija dhimbjen të derdhur në gotë,
kupa kërkon shpirti, kur pikon ky lot.
Do të hapja krahët porsi një shqiponjë,
aq e madhërishme me zëmër në dorë.
Do ia merrja këngës me zërin e pyllit;
si jehonë e largët që i thërret idilit.
Ti të ma përfshije këtë bel të hollë,
të më rrotulloje si një kokërr mollë!
Të më puthje sytë e me push në faqe;
ti diell ndër re, zjarrin do përhapje…!
Më puth! Po të lutem, puthmë gjer në lot,
ta mbaj më të shenjtën këtë puthje sot.
Dritës ndër vegime, veç ti më tërheq;
marrëzisht të dua, të lutem mos hesht!
Dita zgjat e zgjat, dhe heshtja ashtu,
më përzihen lotët trazim kuturu…
Nuk u gjet ky fill, fill`i zëmrës sime,
që më mban ndezur si rreze plot zgjime.
Vetëm ndër kujtime, shpirt të gjej un`ty,
ashtu trup zhdërvjelltë të pres në avlli.
Rreth gushës tënde krahët i mbështjell;
muaj e mot-mote plaga dhimbje sjell.
Zëmra po troket udhësh të tërthorta,
herë bie ngrihet, ç`lëngime të forta!
Eh, sa dua perden që të shqyhet erës;
dhe sërish të ngrihet bija e Venerës…!
Siç puth vala bregun të puthja un`ty.
me ekstaz`të mbushja dhe me poezi!
Mbete meteor në thellësit`e mia,
flakadan ti ndeze, xixa dhe shkëndija…
Në timen jetë, s`kam qenë kurrë fajtore.
Unë për ty tani, heshtjen mbaj për dore.
Muzg e mbrëmje ardhshin, plot ar e qetësi,
që zjarrin mes flakësh, ta ndezim unë e ti.
Prej puthjesh të tua afshin ndjej akoma,
përmbi buzën time, buzët le të njoma…
Thoshe: “të dua të bukur, të dua pa lot,
të dua zëmrën mbushur si vera në gotë”.
Bashkë ne kur rrinim, thoshe pa mbarim:
“Të dua moj flutur, të dua pa kthim”!
Sepse, një det dashurie ti gjeje tek mua,
E unë e harlisur në krahët e tua!
Ky deti i vlerave kurrë nuk shteron!
Azdisur shpirti, zëmra dashuron.
Nga ty m`u duk se befas më larguan;
zemrën ma shkoqën, m`a shuan!
Kthehu me puhinë e ëmbla dashuri!
Në dritën e syrit do të bëj furi.
Jepmë ti atë… sa të tundet bota,
në të tillë heshtje fjalët janë të kota!
Dritareve brengosur, mal me dëlirësi,
tek ty e gjej veten, dhe fjalën inxhi!
Shtojzovallja flakë, qiejt ndez ndriçime;
thellë xixëllonja humbet në kujtime…
Si gonxhe të më gjesh përmbi bar e vesë,
me diellin vij ulem, mëngjeseve dhe pres.
Vrapoj mbi at’ vesë, vrapoj edhe lutem,
të arrij më shpejtë që me ty të puthem.
Një ëndërr do ndez agimesh në pranverë,
si një lule molle të më gjesh ngaherë.
Se kështu një afsh, plot dritë do të nxitet,
mbroje dashurinë, mos e lërë të griset!
Ftohtë porsi kallkani ti diç po rrëmon,
në brengë e dhimbje shpirtin robëron.
Aq rënkojnë malet, sa fishket blerimi;
dhe deti gjëmon lotësh dëshpërimi!
Digjet ndjenja ime përbrenda nga ethet?
Ah kjo natë, pa hënë, pa yje po mbetet!
Përse ky det s’ka dallgë, u kthye oqean;
ndërsa qielli nxin, e koha pse qan?!
Udhëve të gjata vjen loti nga lashtësia.
Të ngritura fanfarë janë ëndrrat e mia!
Ah, që dashuritë, të duken për së largu;
ndrisni ju fanarë mes puthjesh së paku.
Meditim, dhuratë e viteve të rinisë,
ti je një betejë e thellë e dashurisë.
Sa fort lulëzojnë ndjenjat eh, medet!
Aq shumë, uragani, pabesisht godet!
Dhe tani, çdo gjë u kthye në stuhi.
Ajo kohë lulesh seç mbolli histori.
Si një abstraksion vjen e më rrëmon;
Zemrën gjen hapur, hynë e më lëndon!
Në një hije mali gjeti dhe lulja vend,
e saja aromë shpërndahej anekënd.
Shpejt rrezet diellore pushtonin majat;
hop çelte lulja, ndriçonin dhe pllajat.
Netëve kjo lule adhuronte qiellin,
bashkë qafuar të dy prisnin diellin.
Shpejt errësira shkundej nëpër natë;
pastaj ikte – ikte…dukej e pafat…
Meghan Markle i ka befasuar të gjitha audiencat me dasmën, foshnjën që po pret dhe me evolucionin e stilit, teksa bëri hapat e saj të parë në një familje mbretërore.
Ajo është aq e famshme sa, sipas Google, është personi më i kërkuar këtë vit në mbarë botën. Dhe për të mos u çuditur aspak, kërkimet më të fundit për dukeshën në Google, janë të tipit, manikyri i Meghan Markle, fustani i saj, filmat e saj, sa peshon, apo sa e gjatë është.
Demi Lovato është personi i dytë më i kërkuar në botë dhe më i kërkuari në SHBA, Khloé Kardashian është personi i pestë më i kërkuar në botë, Hailey Baldwin (tani Hailey Bieber) renditet e teta, dhe Cardi B e 10-ta.
Në krye të filmave më të kërkuar është “Black Panther”.
Në kryeqytetin e Kosovës janë takuar sonte në një kafe 16 vajza me emrin Saranda. Vajzave të quajtura sipas qytetit bregdetar më jugor të Shqipërisë në ditët në vijim do t’u shtohen edhe 24 të tjera, për t’u bërë 40, raportonte rrjeti vendas Express.
Në mesin e tyre është edhe deputetja Saranda Bogujevci.
Sarandat po planifikojnë të zgjerojnë iniciativën duke takuar të tjera vajza me një nga emrat më të përdorur në Kosovë, dhe shpejt pritet të arrin në 40 të tilla.
“Krejt vajzat ne foto e kane emrin Sarande 🙂 Cheers per Sarandat :P”, ka shkruar në Facebook, gazetarja Saranda Ramaj, e cila ka publikuar edhe foton.
Çdo vajzë dëshiron të jetë e bukur dhe tërheqëse. Për fat të mirë, ju nuk keni nevojë të mburreni me produktet e shtrenjta të bukurisë për të arritur një pamje natyrale. Ka disa produkte efektive në shtëpi që do t’ju ndihmojnë të merrni rezultatet më të mira.
Më poshtë mund të lexoni 10 këshilla për bukurinë natyrore që do t’ju kursejnë kohë dhe para.
Zonja, nëse ndonjëherë keni pasur zënka dhe do donit të pushonit për ca kohë nga burri juaj zgjidhja erdhi. Në korrik të vitit 2018, një grup i rrjetëzimit i quajtur SuperShe do të hapë SuperShe Island, i faturuar si një destinacion i fokusuar në shëndetësi, ku mysafirët femra ? dhe mysafirët femra vetëm ? janë të ftuar. Ishulli në fjalë ndodhen në brigjet e Finlandës në Detin Baltik shkruan Fox news..
Themeltarja e kësaj ideje ishte Kristina Roth, e cila ka vendosur ta quajë resorin “SuperSHe”.
Ajo mendon se një ishull pa burra do të ishte më relaksues.
Konsulenti i saj kishte menduar të hapte resorin në një vend tjetër, por Finlanda u zgjodh pasi ajo u dashurua me një burrë nga Finlanda.
Ajo thotë se nuk ka asnjë problem me burrat, por thjeshtë mendon se gratë do të jenë më të lira të bëjnë çfarë të duan, pa ndikimin e burrave përreth.
Resorti do të ketë 10 kabina me mundësi yoga, meditim apo edhe kurse gatimi.
Çmimet nuk janë përcaktuar akoma, por shumë shpejt ju do të jeni të aftë të rezervoni pushimet tuaja aty nëse doni.
Tek Rudina kishte shkuar për vizitë dje tezja e Rita Orës, Jasmin Tola, mjeke obstetre në maternitetin e Prishtinës.
Publiku u mrekullua nga bukuria, eleganca dhe arritjet profesionale e private të zonjës Jasmina.
Ishte një paraqitje shumë interesante prania e mjekes nga Prishtina, e cila ka krijuar personalitetin e vet që e bën të ndihet krenare.
Rudina Magjistari pa hyrë në studoi ende Jasmina i bëri një paraqitje shumë impresionuese, pasi kishte mbetur pa fjalë nga pamja e mjekes e cila paçka se vajzën e madhe e kishte rreth 30 vjeç dhe paçka se ishte bërë gjyshe ngjante shumë e shumë më e re.
Dukej sikur koha ishte ndalur dhe gjithë kjo mrekulli i dedikohej vetëm genit apo jetës aktive me fitnes dhe ushqim të shëndetshëm të mjekes të dashur Jasmina.
Por kur regjia zbuloi arkivin e fotografive doli një foto e bërë në Moskë, ku Jasmina kishte studiuar dhe bërë specializimin pesë vjeçar.
Fotoja duhet të jetë bërë mbi njëzet vite të shkuara, por aty shihen qartë gjurmët e lodhjes, studimeve, paçka se Jasmina në atë foto duhet të jetë rreth të tridhjetave, pra fringo e re.
Fotoja që regjia e vuri si padashje në spikamë disa herë binte ndesh me fytyrën e pa asnjë rrudhë të Jasminës sot, ku mosha në vend që me bënte përpara kthehej pas në rini.
Natyrisht geni dhe bukura shqiptare janë të padiskutueshme. Rita Ora ka hyrë menjëherë në ikonat e showbizit botëror!
Por edhe truket janë!
Pyetja e fundit që Rudina i drejtoi mjekes obstetre lidhej me ilaçin e kësaj rinie të përjetëshme të Jasminës, se cili ishte.
Mjeke Jasmina u përgjegj: jeta aktive, fitnesi, ushqimi etj si këto.
Rudina mund ta pyeste: po operacionet estetike?
Mjeke Jasmina do të duhej të përgjigjej: Po natyrisht, edhe operacioni estetik ban mrekulli!
Edhe pas këtij pohimi, nuk do të ndodhte asgjë, publiku do ta vazhdonte ta simpatizonte mjeken Jasmina Tola./voal.ch
Ribashkon në sytë e tu perëndimin dhe agsholin, përhap aroma si një mbrëmje me shtrëngatë;
puthjet e tua janë një kullojsë, goja jote është një anforë, të cilat e bëjnë luan djaloshin, heroin e bën zagar.
Rrjedh nga humbella e zezë apo zbret nga yjet? Fati i magjepsur vardiset si një qen pas fustanit tënd:
ti mbjell pa kokëçarje gëzimin dhe mjerimet, ke pushtet mbi gjithçka, nuk përgjigjesh për asgjë.
Udhëton sipër të vdekurve, Bukuri, e tallesh me ata, midis stolive të tua Tmerri nuk është më pak joshës se Krimi,
i cili është midis zbavitësve tu më të dashur, mbi barkun tënd të hirshëm ai vallëzon dashurisht.
Flutura pa sy në ballë fluturon për tek ti, ose digjet, përcëllohet, kallet flakë e thotë: “Bekojmë këtë pishtar!”
I dashuruari regëtues përgjëruar ndaj së bukurës duket një vdekës që ledhaton të tijin varr.
Vjen nga qielli a nga ferri, ç’rëndësi ka, Bukuri, përbindësh i rrallë, shastisës, shpirtfoshnje; nëse syri yt,
e buzëqeshja, nëse këmba jote, hapin për mua derën e një Pafundësi të adhuruar të cilën
nuk e kam njohur?
Nga Satanai vjen a nga Zoti? Je Engjëlli apo Sirena, ç’rëndësi ka se ti- sajuar nga ata sy të butë, aroma, drita,
mbretëresha ime e vetme- e bën universin më pak të tmerrshëm dhe këto çaste më pak të trishta?
1) Maskë për fytyrën
Pasi ta kesh shpëlarë fytyrën me ujë të vakët, apliko një shtresë të hollë mjalti direkt në lëkurë.
Lëre të veprojë për të paktën 25 minuta, pastaj shpëlaje me ujë të vakët.
Bëj shpëlarjen e fundit me ujë të ftohtë për të mbyllur poret. Aplikojeni një herë në javë.
2) Banjë mjalti
Hidh 1/3 e filxhanit të çajit me mjaltë në ujin e vakët të vaskës dhe përzieje që të tretet. Shto një filxhan qumësht ose pana për një banjë të pasur me mjaltë dhe qumësht.
3) Eksfoliant për trupin dhe fytyrën
Përziej:
-1 filxhan mjaltë
-1 filxhan kripë gatimi ose nga ajo me kokrriza të mëdha
-1/4 filxhan vaj: vaj bajamesh të ëmbla ose vaj ulliri
Aplikoje mbi fytyrë me lëvizje rrethore. Shpëlaje me saktësi.
4) Shpëlarës flokësh
Në 4 filxhanë ujë shto një lugë çaji mjaltë. Përzieje ose tunde mirë.
Pastaj përdore për të shpëlarë flokët pas i ke larë me shampo. Pas aplikimit mos i shpëlaj flokët plotësisht, por thaji si zakonisht.
5) Balsam hidratues
Mjalti është hidratues dhe funksionon si balsam shumë i mirë për flokët.
Përziej:
-1/4 filxhan mjaltë
-2 lugë gjelle vaj ulliri ose bajamesh të ëmbla
-2 lugë xhel aloe vera (duhet të jetë i pastër, jo një produkt që përmban aloe vera)
Masazho flokët e lagur me këtë përzierje dhe lërë për 30 minuta. Shpëlaje.
6) Maskë për fytyrën me mjaltë dhe sallator
Me një grirës elektrik, gri sallatorët dhe shtoju një lugë të madhe mjaltë.
Aplikoje përzierjen mbi fytyrë dhe lëre të veprojë për gjysmë ore. Pastaj shpëlaje.
7) Balsam nate për buzët
Përziej një lugë çaji mjaltë me një majë luge çaji vaj kokosi. Përzieji dhe lyej me të buzët para se të shkosh për të fjetur.
Nëse dëshironi një fytyrë të bukur dhe pa asnjë rrudhë, ju nevojitet pikërisht kjo maskë me qumësht pluhur. Ai është një përbërës fantastik që i jep lëkurës tuaj lagështi dhe e bën atë të butë, si të foshnjave. Mjalti është gjithashtu një përbërës i fuqishëm që hidraton edhe shtresat më të thella të lëkurës, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira.
Kur i miksoni këta përbërës edhe pak ujë të ngrohtë, kjo maskë ka një efekt të mrekullueshëm në lëkurën e fytyrës tuaj, duke zhdukur edhe rrudhën më të imët.
Përbërësit:
4 lugë gjelle qumësht pluhur
4 lugë gjelle mjaltë
4 lugë gjelle ujë të ngrohtëPërgatitja:
Shtoni qumështin pluhur në një tas të vogël dhe më pas hidhni në të edhe mjaltin. Shtoni në fund ujin e ngrohtë dhe përziejini mirë derisa të përftoni një masë homgjene.
Aplikojeni në fytyrë duke shmangur zonën rreth syve. Lëreni të veprojë për rreth 15 deri në 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Kjo maskë duhet përsëritur 3 herë në javë në mënyrë që të vonojë shenjat e plakjes dhe të parandalojë shfaqjen e rrudhave./shija.al
Femrat skandinave kanë zbuluar sekretin e jetëgjatësisë dhe bukurisë. Rituali i tyre i përditshëm është një gotë me ujë të ngrohtë çdo mëngjes esëll, por edhe para gjumit. Ky sekret është mënyra më e mirë që ato kanë për të pasur shëndet më të mirë dhe për të shtuar jetën.
Disa nga efektet e konsumit të ujit të ngrohtë janë tretje më e mirë, rënie në peshë, patologjitë e frymëmarrjes, etj. Mendohet se uji i ngrohtë ka efekt qetësues për të gjithë muskujt, sidomos në raste kur keni dhimbje dhe spazma të muskujve të qafës dhe shpatullave.
Ai gjithashtu ndihmon në rënien në peshë, pasi shërben si nxitës i jashtëm, pasi stimulon punën e veshkave dhe traktin gastrointestinal. Gjithashtu, të gjithë të sëmurët me astmë dhe bronkit përdorin ujë të ngrohtë në trajtimin tyre, për shkak të vetive kurative.
Me kalimin e viteve organizmi ynë prodhon më pak kolagjen dhe humbet aftësinë për t’u ripërtërirë. Uji i ngrohtë largon toksina nga organizmi, ndihmon pastrimin dhe hidratimin e tij, si dhe pengon shfaqjen e qelizave të vdekura.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet