Gratë kineze kanë bërë paraqitje rekorde në listën e grave më të fuqishme në botë, të cilën e përpilon revista amerikane Forbes.
Për herë të parë, janë 9 gra nga Kina në listën e grave më të fuqishme për vitin 2016, edhe pse kancelarja gjermane Angela Merkel mbetet në krye.
Kandidatja për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka dalë e dyta, ndërsa kryetarja e Rezervave Federale të SHBA-së, Janet Yellen, ka dalë e treta.
SHBA dominon listën me 51 gra të përfaqësuara, ndërsa Kina zë vendin e dytë.
Lucy Peng, ekzekutive e lartë në gjigantin biznesor, Alibaba, dhe Margaret Chan, drejtore e përgjithshme në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, janë dy gra kineze që mbajnë pozitat më të larta.
Komentet