“Oreksi vjen duke ngrënë”, – cit. Populli.
I dashur Shef Edi!
Siç më keni udhëzuar javën e fundit, që duhet t’i kushtohem më tepër informacioneve nga bota e showbiz-it, pasiqë problemet politike ja ke kaluar Eridianës, kam bërë një përmbledhje me reagimet e grave të politikës e medias në lidhje me lajmin që gati s’na thau kërpudhën e Falmës.
Bredi dhe Angjelina u ndanë Shef 🙁
Jam i tronditur, shumë i tronditur. Të puth, Endri Transparenti.
Më poshtë mund të lexosh reagimet kryesore:
Eni Vasili: Lajmin e kobshëm të ndarjes së Angjelinës me Bredin ma thanë disa policë që më erdhën befas në studio. Më ra boçja nga dora.
Majlinda Bregu: Janë gjëra që ndodhin. Gjashtë fëmijë ata dhe ja bënë BAM. Ky laj-thaj Zahon ka dhe s’ia mban byça.
Elisa Spiropali: Mirë t’u bëhet. E kam thënë në krye të herës, burrin duhet ta zgjedhësh nga partia.
Klajda Gjosha: Zirina po më mban të informuar minutë pas minute. Nuk jemi ende gati për një konferencë për shtyp.
Albana Vokshi: Po t’ia kishin dhënë martesën me koncension Vilma Nushit, çdo gjë do kishte shkuar vaj.
Milena Harito: Më dhemb shumë koka sot.
Lindita Nikolla: Asnjë prej gjashtë fëmijëve të çiftit nuk është maturant sivjet.
Monika Kryemadhi: Anxhelina po të dojë le të vijë e të bëjë fushatë për Shezon.
Valentina Leskaj: Bred Pit nuk është nipi im, këto janë shpifje të opozitës.
Joleza Koka: UAU më në fund Timo Flloko është singëll.
Linda Rama: E zezaaaaa, larg o Zot nga Surreli.
Mesila Doda: Çam është Bredi mi gra?
Ermonela Felaj: Ath Idhet Hadhia nuk mund ta parathikonte… për Dhotin 🙁
Romana Vlahutin: Nëse Ben Tigri do i kishte kap kokrrat me dorë, nuk do i hanin më sysh ata dy yjet.
Ilva Tare: I uroj martesë të lumtur djalit të Ylli Ndroqit.
Ajola Xoxe: Obama dhe Mishela janë mirë e bukur.
Rita Petro: Ehhhh, i ka vrima këto kusure.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet