Granit Xhaka thotë se përballja në mes tij dhe vëllait, Taulantit, është një ëndërr e kamotshme e familjes, e cila më në fund po realizohet.
Shqipëria dhe Zvicra do të luajnë në mes vete në Evropianin e Francës, pasi të dyja do të bëjnë pjesë në Grupin A.

“Personalisht, nuk e kam dashur këtë short. Është një ndeshje speciale kundër Shqipërisë, mbi të gjitha për mua personalisht, pasi do të luaj kundër vëllait tim”, është shprehur fillimisht përfaqësuesi zviceran për “Blick”.
“Në të njëjtën kohë, është një pjesë e ëndrrës së familjes sonë, e cila po bëhet realitet”, vazhdoi futbollisti i Borussia Monchengladbachut.
Komentet