Është një nga mesfushorët me një talent të madh që pritet të bëhëet një lojtar i madhe me potencilain që ka por edhe sigurinë që ofron në fushë për skuadër e tij.
Por ai ka arritur një tjetër sukses personal në karrierën e tij në një moshë shumë të re.
Granit Xhaka thyen një tjetër rekord në Bundesligën gjermane. Ai të mërkurën ishte kapiten i Borussia Monchengladbachut në fitoren 4-2 ndaj Augsburgut.
Lajmi kryesor për talentin shqiptar Xhaka është hyrja në histori, duke u bërë kapiteni më i ri në Bundesligën gjermane.
Ai ka folur pëtë shiritin e kapitenit, duke thënë se është nder i madh për të që është bërë kapiten te Gladbachu.
“Herën e fundit kur isha kapiten, ndodhi në kohën kur luaja me U-19 të Zvicrës. Mbajtja e shiririt tani për Borussia është një nder i madh për mua. Për mua, një ëndërr po bëhet realitet”, tha Xhaka për ‘Bild Zeitung’.
Komentet