Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka debutuar me fitore në fanellën e klubit të tij të ri, Arsenalit.
Xhaka, që gjatë verës u transferua në Londër nga Borussia Monchengladbachu, u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen parasezonale që “Topçinjtë” e zhvilluan ndaj yjeve të ligës MLS.
Takimi u mbyll me rezultat 2 me 1. Joel Campbell te Arsenali dhe Didier Drogba te ekipi i MLS-it realizuan golat në pjesën e parë. Golin e dytë dhe të fitores për Arsenalin e shënoi Chuba Akpom në pjesën e dytë.
Komentet