O i ëmbli Saimir Tahiri, o sherbet, o diabet.
Me anë të kësaj letre anonime, po ju drejtohet grabitësi kryesor i atyre 3 milionë eurove. Kemi blerë ca pastërma e birra dhe menduam se nuk ka lezet të bëjmë gëzuar pa të kujtuar edhe ty.
Hoqëm ters këto dy ditë vlla, me ata 300 policët që na ndiqnin nga mbrapa, për qime u kemi shpëtuar, i kishim gjithë kohës këmba këmbës në fejsbuk dhe na tmerronin.
Duam të të falenderojmë për lehtësirat që na ofrove gjatë kryerjes së grabitjes. Patëm shumë frikë për një moment kur morëm vesh që janë shtuar masat e sigurisë në aeroport.
Me pak fjalë bëmë çiçin në brekë. Kur i pamë nga afër masat e rrepta nuk i besonim syve që ishin aq të rrepta, po shikonim njëri-tjetrin sy më sy, e ngrinim supet në formë habie për gjithë atë rreptësi.
Çunat të bëjnë shumë të fala dhe thonë që je djalë fantastik. Të kemi marrë shumë përzemër. Njëri nga shokët tanë ka vendosur të betohet për kokën tënde që sot e tutje. Jemi bërë pishman që nuk kemi patur mundësinë që nuk të kemi njohur më përpara.
Mund të mbështetesh tek në për çdo hall që ke vëlla, sepse ti nuk e ke idenë sa të duam. O dritë.
Njëri nga shokët e mi ka premisa që më në fund të humbë virgjërinë. Se ke idenë sa fansa kemi bërë. Shumë pjeshka anemabanë i shoh që të na dedikojnë statuse në fejsbuk duke u shprehur se duan shoqëri me ne, pasi ju duhet ndonjë sponsor për pushimet verore.
Faleminderit që je kaq human dhe mendon për virgjërinë e shokut tonë vëlla. Duam vëtëm të të kërkonim një mendje si ta fillonim shpenzimin e parave. Jemi shuëm konfuzë në këtë pikë, nësë duhet ta fillojme nga një palë pushime në Florida si Edi Rama, apo me një palë pushime në Seman. Më këto lehtësira që na ke krijuar ti, ne zëmë dashnore dhe Ledion liçon po të duam.
Do bëjmë namin në tallava vlla, kaba… kaba…
Shpresoj që t’i realizoj ëndrrën motrës për t’i marrë një autograf Mërgim Mavrajt. Çunat nga ana e tyre shprehin dashamirësinë për ty dhe policat e tu dhe thonë që si fillim do e nisin me këmbë të mbarë përdorimin e parave.
Një tjetër shok i yni, ka kontaktuar një shokun e Bilalit dhe ka rënë dakord për të bërë një foto me ambasadorin Lu, në njërën dorë do mbajë draftin e reformës ndërsa në dorën tjetër një Nutella.
Ditën e grabitjes u mblodhëm të gjithë në darkë, pranë oxhakut, por oxhakun e mbajtëm fikur, jo se kishim vapë, por se na brente frika se policët e tu syshqiponjë mund të dallonin zjarrin.
Diskutuam deri në sabah gjërë e gjatë dhe vendosëm që komplet sa jemi si grup, të blejmë secili nga një pikturë të artistit Edi Rama.
Kemi nja 2 kilogramë euro mënjanë që s’i kemi numëruar fare dhe i kemi lënë aty në çantë për pikturat.
Të lutem njoftoje shefin të çelë sa më shpejtë ekspozitën e radhës, se po i mbajmë lekët në një çantë të hapur dhe kemi merak mos na avullojnë me gjithë këtë vapë.
Faleminderit 1 mijë herë Saimir. Mirënjohje gjithë jetën vlla. Të puthim, o dritë.
Me respekt, çunat.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet