Lee Zeldin, ish-kongresmeni amerikan, nga më të zëshmit, është emëruar nga Donald Trump në krye të Agjecisë për Mbrojtjen e Mjedisit.
Çështjet e mjedisit kanë qënë një nga pikat më të rëndësishme të fushatës elektorale në SHBA, çështje e cila ka ndikim në të gjithë botën, përveç Shteteve të Bashkuara.
Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin, është një republikan që ka përfaqësuar një rajon të Nju Jorkut.
Ai njihet për publikun shqiptarë për kerkesat e tij të njëpasnjëshme drejtuar Anthony Blinken, pasi ky i fundit, në cilësinë e Sekretarit të Shteti shpalli non grata liderin e opozitës shqiptare pa asnjë provë e fakt, por me artikuj gazetash të sponsorizuara nga miliarderi i ekstremit të majtë, George Soros.
Zeldin në letrat e tij i kërkoi informacion të menjëhershëm Blinkenit për çështjen e Sali Berishës.
Në letër thuhej se DASH nuk po jep informacion për këtë çështje.
Kongresmeni nënvizonte se kjo gjë pengon të drejtën e Kongresit për të kërkuar transparencë, duke e quajtur të papranueshme dhe të dyshimtë.
Ndërkohë në njoftimin për shtyp që shoqëronte letrën, kongresmeni nënvizonte se Berisha është aleat i presidentëve Bush dhe kundërshtar i aktivistit të majtë George Soros.
“Kongresmeni Lee Zeldin, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në vazhdim të kërkesave të përsëritura të kongresmenit për të diskutuar në thellësi dhe për të rishikuar informacionin që flet për ‘korrupsion të rëndësishëm’ lidhur me procesin që Departamenti i Shtetit përdori për të sanksionuar Berishën.
Në një seancë dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni Zeldin pyeti Sekretarin Blinken në lidhje me sanksionimin nga administrata e Biden te ish-presidentit shqiptar, Sali Berisha, një aleat i dy presidentëve Bush dhe kundërshtar i donatorit kryesor të Partisë Demokratike dhe aktivistit progresist, George Soros. Në të njëjtën ditë me seancën dëgjimore, kongresmeni Zeldin i dërgoi një letër Departamentit të Shtetit duke kërkuar informacion në lidhje me vendimin për sanksionimin e Berishës.
Pasi mori një përgjigje të paqartë nga Departamenti i Shtetit, kongresmeni Zeldin dërgoi një tjetër letër, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin përkatës të Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar kriteret, informacionin dhe procesin që administrata përdori për të përcaktuar nëse do kishte apo jo sanksione ndaj Berishës. Kjo letër ka mbetur pa përgjigje nga Departamenti i Shtetit,” thuhet në njoftim.
LETRA E PLOTE
Po ju shkruaj sot në vazhdim të letrës time të datës 27 gusht 2021, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin e duhur të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar informacionin që përshkruan “korrupsionin domethënëse” në lidhje me procesin që Departamenti i Shtetit ka përdorur për të sanksionuar Sali Berishën.
Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.
Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë në mënyrë alarmuese pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.
Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju kërkoj që t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe pres përgjigjen tuaj të menjëhershme.